Italia ka publikuar bilancin ditor të koronavirusit, që tregon se nuk po arrihen shifrat minimale të disa ditëve më parë.

Mbrojtja Civile italiane bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 262 raste të reja (165 vetëm në Lombardi).

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Itali ishte 546 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 182 453

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 262 raste të reja pozitiv për një total prej 238 275

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 23 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 557 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 165 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 92 840 që nga fillimi i pandemisë

Top Channel