Mbi 8,8 milionë persona të infektuar me koronavirus në botë, ja kush janë vendet më të prekura

20/06/2020 17:22

Numri i të infektuarve me koronavirus në botë sot tejkaloi 8,8 milionë (8,805,585), ndërsa numri i të vdekurve u rrit në mbi 463 mijë, sipas të dhënave të faqes “Worldometers”.

Krahasuar me dje, numri i njerëzve të infektuar në botë është rritur ndjeshëm.

SHBA-ja ende ka numrin më të madh të të infektuarve dhe rasteve të vdekjes – mbi 2,3 milionë të infektuar dhe rreth 121,468 raste të vdekjes.

Në vend të dytë është Brazili, i cili e tejkaloi numrin prej mbi një milion të infektuar. Numri i të infektuarve me koronavirus në Brazil arriti në 1,038,568, ndërsa nga Covid-19 vdiqën 49.090 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje. Dje u regjistruan 1.206 raste të reja të vdekjes, ndërsa u vendos rekord i ri i numrit të rasteve të reja, pasi që për një ditë u konfirmuan 54.771 të infektuar të rinj.

Në raport me numrin e të infektuarve, në vijim është Rusia me rreth 568 mijë banorë me Covid-19, pasojnë India me mbi 380.000 dhe Britania e Madhe me diçka më tepër se 303.000 persona të infektuar.

Në raport me rastet e vdekjes, pas SHBA-së dhe Brazilit, Britania e Madhe ka 42.546 raste të vdekjes, e pasojnë Italia me 34.561, Franca me 29.620 dhe Spanja me 28.315.

Top Channel