Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Hot i Ri-Postrribë, ku një mjet “Volkswagen” është aksidentuar me një tjetër automjet tip “Mercedes Benz”, e për pasojë ka gjetur vdekjen një 30-vjeçar.

Sipas informacioneve të para nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për sqarimin rrethanave e aksidentit.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe  mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit.

Top Channel