E enjte, 30 Prill 2020
18:15
Vetëvendosje dërgon dekretin e presidentit në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit, të bërë publik sot lidhur me mandatarin për kryeministër të ri të Kosovës.

18:15
Top Talk: Alarm falimenti. Shitja e automjeteve të reja në zero. Pit Stop edhe për “rent a car”

Në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja, ditën e sotme ka qenë i ftuar administratorit i ‘Porsche Albania’ Gent Bushati. Ky i fundit është shprehur se situata e krijuar nga covid-19 në Shqipëri ka prekur shumë edhe bizneset që merren me serviset apo shit-blerjet e makinave.

18:13
Itali/ Rekord të shëruarish, bie numri i viktimave. Ulet me rreth 3000 persona numri i rasteve aktive

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 27967, që do të thotë janë 285 viktima në 24 orët e fundit.

18:11
Tunizia mohon njohjen e martesave homoseksuale por grupi vendas LGBT thonë se janë vendi i parë arab që e pranojnë

Qeveria e Tunizisë është detyruar të mohojë se ka njohur martesat e të njëjtit seks, pasi një organizatë vendase LGBTQ nisi festimet për “arritjen e diçkaje të tillë për herë të parë në një vend arab”.

18:07
Shtyhet sërish rikthimi i Bundesligës

Koronavirusi ka pezulluar futbollin anembanë Evropës, dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe në shtetin e Gjermanisë.

18:05
PSG shpallet edhe zyrtarisht kampion i Francës

Ka mbaruar pak më parë Këshilli Administrativ i Ligue 1.

17:56
Shifrat shpresëdhënëse/ Shërohen mbi 1 milion persona nga pandemia Covid-19

Mbi 1 milion persona janë shëruar nga koronavriusi. Shifra sa vjen e rritet ndërsa shumë shtete në mbarë botën po planifikojnë se si të rihapen pas masave shtrënguese të ndërmarra për frenimin e Cvoid-19.

17:45
Gjinekologu i rremë i ofron gruas “ekzaminim online”, më pas kërkon para për të mos publikuar videon

Një grua ruse po paralajmëron së fundmi kundër mashtrimin nga gjinekologë të rremë që ofrojnë ekzaminime në rrjet nga kushtet e shtëpisë, pasi iu bë shantazh nga dikush që hiqej si doktor.

17:44
Koronavirusi ndikon merkaton, klubet italiane në kërkim të të rinjve të talentuar

Nëse kampionati italian do të ndërpritej përfundimisht, humbjet për klubet do të ishin përreth 700 milionë euro, shifër kjo që do të ndikonte ndjeshëm në merkaton e ardhshme verore dhe do të bënte të harroheshin emrat e bujshëm.

17:35
Yuri Kim takohet me kreun e KED: Ja për çfarë diskutuam

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ditën e sotme ka takuar Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

17:25
Dalin pamjet/ Mjekët të ‘mbërthyer’ kokë e këmbë, brenda Klinikës Infektive të Kosovës ku po trajtohen pacientët e infektuar

Në Kosovë vijojnë të rriten rastet e infektimit me Covid-19. Deri më tani kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 799 persona, ndërsa 24 kanë humbur jetën.

17:15
Koronavirusi, Siçilia raporton zero viktima për herë të parë prej 11 marsit

Për herë të parë nga 11 marsi Siçilia ka raportuar dje zero viktima nga koronavirusi.

17:10
Luana Vjollca, më në formë se kurrë, “ndez” Instagramin (FOTO)

Luana Vjollca është një nga femrat më të bukura shqiptare, e kjo nuk ka vend për diskutim.

17:08
Si asnjëherë më parë, Venecia në shtetrrethim dhe e braktisur nga turistët

Shumë kryeqytete në botë, por edhe qytete që kanë pasur jo pak turistë në thuajse çdo kohë janë tashmë të “varfëruar” për shkak të pandemisë së koronavirusit. Venecia është një prej qyteteve italiane, me rrugë të boshatisura dhe me lagunën bosh pa barkat e saj.

17:06
‘Humba shijen, më duket sikur fusja baltë në gojë‘ Luftëtari shqiptar i MMA zbulon si u prek nga Covid-19

Koronavirusi nuk pyet për fizikun që kanë personat për t’i infektuar ato. Këta e kanë vërtetuar më së miri të prekurit me Covid-19 si futbollistë, sportistë dhe boksierë, pavarësisht se trupi i tyre ka një rezistencë më të madhe për shkak të aktivitetit që bëjnë.

17:01
Izraeli tentoi të bombardojë Algjerinë por MiG-25 dhe forcat e përgatitura ajrore e parandaluan

Në vitet 1980-të ushtria e Izraelit kishte arritur majën e fuqisë së së saj, ndërsa blloku arab ishte dobësuar nga afrimi i Egjiptit me Perëndimin.

16:52
E dashura e Dybalas: Nuk është pozitiv me koronavirus, por po presim …

“Paulo Dybala nuk është përsëri pozitiv, ai vetëm duhet të presë. Duhet të bëjë testimet e fundit dhe të shohë se si do të jetë përgjigjja.”

16:47
Pas Republikës Çeke, edhe Zvicra i “ndez dritën jeshile” futbollit?

Pas Republikës Çeke që përcaktoi një datë për fillimin e kampionatit dhe Superliga zvicerane duket se po shkon drejt hapjes, pas pezullimit për shkak të Koronavirusit në fund të muajit shkurt. Drejtuesit e futbollit zviceran bënë të ditur se po mendohen që të rinisin kampionatin me datë 8 qershor, me takimet që sigurisht do të luhen pa tifozë.

16:46
Drejt mbylljes ndërtimi i shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i shtatorit

Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në Facebook ka njoftuar se është drejt mbylljes ndërtimi i shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i shtatorit.

16:39
Covid-19, Kosova lehtëson masat e izolimit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga data 4 maj, do të fillojë lehtësimi gradual i masave të izolimit të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

16:36
‘Përkrahja për SPAK nuk do mungojë’, Yuri Kim thirrje politikanëve e qytetarëve: SHBA gjithmonë mbështetje për drejtësinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar rreth situatës në SPAK që e kanë mbështetur që në ngritjen e këtij institucioni në vendin tonë.

16:33
Gashi përgatitet për lançimin e një EP, një ndër klipet është xhiruar nga prindërit e reperit

Reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Gashi këtë të premte do të lançojë një EP (një projekt muzikor i ngjashëm me një album por jo i konsideruar si i tillë) me 4 këngë.

16:33
Tajlandë/ Seks dhe drogë, turisti vret me hanxhar prostitutën

Një burrë nga Britania e Madhe, është arrestuar, pasi dyshohet se dhunoi dhe goditi me hanxhar një prostitutë, duke e lënë të vdekur në vend, shkruajnë mediat e huaja.

16:26
Pandemia Covid-19/ Hartës botërore i shtohet një tjetër qytet, 15 rastet e para

Taxhikistani i është shtuar qyteteve të hartës botërore të koronavirusit, duke raportuar 15 rastet e para ditën e sotme.

16:25
Hashim Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër kandidatin e LDK-së, Avdullah Hotin.

16:21
Detajet nga aksidenti në Korçë/ Fëmija në gjendje të rëndë, drejtuesi i mjetit punonjës policie

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në urën e Bulgarecit.

16:21
Donte të bënte selfi, bie nga shkëmbi dhe ndërron jetë 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare ka rrëshkitur dhe ka rënë për vdekje nga një shkëmb 40 metra i lartë, teksa pozonte për një foto në një rezort në Turqi.

16:17
Penelope Cruz zbulon përse shkon në festa vetëm 2 herë në vit

Në një intervistë të dhënë për revistën “Red” aktorja e famshme Penelope Cruz tregoi se përse nuk është parë apo fotografuar ndonjëherë nëpër festat e mëdha të ceremonive të ndryshme apo diku jasht me miqtë.

16:04
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas fëmijën 12-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në urën e Bulgarecit.

15:50
Frika nga COVID-19 shkakton trazira në një burg në Sierra Leone, 7 të vdekur

Së paku 7 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një rebelimi në një burg në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.

15:42
Befason Rakitic: Dua që të zbresim në fushë, edhe me riskun se mund të infektohem

Qeveritë ligat dhe federatat e vendeve të ndryshme të botës po diskutojnë çdo ditë për të parë mundësitë e rinisjes së kampionateve të futbollit ose të ndërprerjes fare të tyre, siç është vendosur tashmë në disa vende, ndërsa ka edhe shumë futbollistë që shtyjnë për të rifilluar sa më shpejt.

15:35
“Gangs of London”/ Mafia shqiptare pjesë e saj, aktori tregon detajet

Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar Nebal Basani.

15:31
Nuk përfituan pagë lufte/ Një pjesë e biznesit të vogël në Ballsh pa asnjë ndihmë

Pak ditë pas hapjes se biznesit të vogël, një pjesë e tregtarëve në Ballsh thonë se nuk kanë përfituar pagën e luftës.

15:24
Pandemia/ Inspektori i përgjithshëm: Protokolli i kuq për fasoneritë duhet të qëndrojë në fuqi

Inspektori i përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, deklaroi për Top Channel se protokolli i kuq duhet të qëndrojë në fuqi ne fasoneri.

15:23
Kërkesa e pazakontë: Sfidoj kryeministrin në ndeshje basketbolli, nëse fitoj të më bëjë këshilltar

I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte Genard Hajdini.

15:19
“Behgjet Pacolli s’ka hyrë në Kosovë”/ Këshilltari i kreut të AKR: Sveçla bën shantazh me arrestimin…

Kryetari i AKR-së njëherësh deputeti, Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka treguar se gjendet në Tiranë, duke hedhur poshtë pretendimet e ushtruesit të detyrës të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se ka hyrë në Kosovë me veturën e Presidentit.

15:16
Kush do të ketë liridalje këtë fundjavë? Rama publikon fashat e orareve, këto janë grupet e privilegjuara

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i takon liridaljes gjatë kësaj fundjave.

15:11
Hotele karantinë edhe në Shëngjin/ Rreth 300 të riatdhesuar në izolim të detyruar 14 ditor

Ky është resorti ne te cilin ka nisur akomodimi i personave te cilët do te kryejnë periudhën e karantinimit.

15:09
Genard Hajdini: Vaksina e tuberkulozit ka ndihmuar në luftën ndaj COVID-19

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar Genard Hajdini.

15:03
Diplomuesit në auditore në qershor/ Shahini: Provimet në korrik dhe gusht

Kthimi i studentëve ne auditore është ndarë ne 4 periudha për përsëritjen e leksioneve seminareve apo punëve laboratike si dhe zhvillimit të sezonit të provimeve për të shmangur kështu vendgrumbullimet.

15:02
Rusi, rritet në mbi 1.000 numri i të vdekurve nga COVID-19

Një rekord tjetër i lartë i rasteve të reja me koronavirus (COVID-19) ka arritur numrin e përgjithshëm në Rusi në 105.000 ndërsa numri i vdekjeve ka kaluar shifrën 1.000, njoftuan autoritetet ruse.

15:00
“Ka braktisur mijëra familje”/ Gjata: Rama u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat

Në një deklaratë për shtyp, sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata tha se Edi Rama u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat dhe se koncesioni korruptiv privatizon sovranitetin shtetëror, cenon sigurinë kombëtare, dobëson luftën kundër drogës dhe trafiqeve.

14:52
Vendimet e Shahinit për Arsimin e Lartë/ Reagon Unioni i Këshillave Studentorë, kanë dy kërkesa

Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri me dije sot vendimet e marra për Arsimin e Lartë dhe mënyrën se si do veprohet.

14:49
Covid-19 në Gjermani/ Mbajtje e maskës ose gjobë 150 euro!

Lehtësimi i masave të izolimit në Gjermani është shoqëruar me detyrimin e mbajtjes së maskave në shumë vende publike, sidomos nëpër dyqane e në qarkullimin urban.

14:34
“Pas ditës së tretë u intubua”/ Nora Malaj në zi, flet për humbjen e madhe në këtë kohë pandemie

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte e ftuar ish-deputetja Nora Malaj.

14:21
“Duam pagën e luftës”/ Tregtarët e Beratit, protestë përpara bashkisë

Tregtarët e tregut industrial protestuan ditën e sotme përpara bashkisë Berat.

14:19
Rimëkëmbja ekonomike nga pandemia Covid-19, Kosova vonon paketën

Kosova duhet të aprovojë sa më shpejt paketën për rimëkëmbjen ekonomike, që mund të jetë disa qindra milionë euro, për të zvogëluar dëmet nga pandemia COVID-19, thonë ekonomistë vendas.

14:19
Kosovë/ Arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe Nismës, Limaj: Marrim postin e zv.kryeministrit dhe dy ministri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate.

14:12
Ia dolën! Dy gra 94-vjeçare fitojnë betejën ndaj COVID-19 në Turqi

Dy gra turke 94-vjeçare u shëruan me sukses pasi kontraktuan koronavirusin vdekjeprurës (COVID-19), i cili ka marrë qindra mijëra jetë në të gjithë botën.

14:12
Maqedonia e Veriut, nga sot gjobë 20 euro kush nuk mban maskë!

Nga sot, në Maqedoninë e Veriut nis zbatimi i dekretit për mbajtjen e detyrueshme të maskës, shallit apo facoletës për të mbuluar gojën dhe hundën, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

14:10
Pacolli i përgjigjet Kurtit nga Tirana: Ju kam pritur në shtëpi, nuk kam votuar për rrëzimin e qeverisë. Pse kjo egërsi?

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet rreth tij, siç i ka quajtur ai telenovela policore.

14:02
Studiuesit gjermanë bëjnë zbulimin befasues për tërmetet!

Parashikimi i kohës së saktë të një tërmeti të madh është praktikisht i pamundur. Por studiuesit kanë zbuluar tani vonë se disa muaj përpara tërmeteve katastrofike, ndodhin lëvizje të çuditshme të tokës.

13:59
Përfundon rikonstruksioni i shkollës “Ali Demi”, dezinfektohet për të qenë gati për nxënësit

Një nga shkollat emblematike të kryeqytetit, “Ali Demi”, ku mësojnë mbi një mijë nxënës të ciklit 9-vjeçar, është rikonstruktuar dhe është gati të mirëpresë nxënësit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të kësaj shkolle, e cila është gati të presë maturantët, në rast se do të jetë e nevojshme, gjatë tre javëve që ata do të rikthehen në klasa për të përfunduar vitin shkollor.

13:47
Video/ Moment i sikletshëm për Kumbaron, i zbërthehet kopsa e këmishës në mes të parlamentit

Gjatë fjalës së saj në kuvend ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka patur një moment të sikletshëm, që është përpjekur ta mbulojë.

13:42
Fati i çeljes së negociatave, shtyhet për në qershor?

Zëdhënësja e Komisioneit të Zgjerimit të BE, Ana Pisonero i tha agjencisë së lajmeve MIA se Brukseli beson që korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut mund të paraqitet në qershor.

13:39
OBSH: Po studiojmë lidhjen mes një sëmundje të rrallë inflamatore dhe Covid-19 te fëmijët

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit po hetojnë një gjendje të rrallë inflamatore të quajtur sëmundja Kawasaki, që është shfaqur si një ndërlikim i mundshëm i infeksionit koronavirus te fëmijët e vegjël, u tha gjatë një konference për media të enjten.

13:31
Takohen online Minstrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, Cakaj: BE krah nesh në këtë situatë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video-konferencë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

13:31
Kontrabandë mallrash farmaceutike në Kapshticë, pranga shoferit të kamionit. Policia jep detajet

Policia Kufitare Kapshticë ka goditur një rast të kontrabandës mallrash, ku gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit tip kamion në kabinë, konstatuan një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

13:25
COVID-19/ Alimadhi nga spitali: Isha në situatë jetë a vdekje, virusi të bllokon të gjitha organet

I ftuar në “Shqipëria Live” ishte deputeti Adriatik Alimadhi.

13:17
Mbi 5.500 viktima në Brazil nga Covid-19/ Habit Presidenti Bolsonaro: Edhe çfarë? …

Më shumë se 5000 qytetarë të Brazilit kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shifër kjo që kalon edhe atë të Kinës, sipas statistikave zyrtare.

13:14
Kuvendi/ U miratuan falja e gjobave, ndryshimet në buxhet, inspektimi sanitar dhe marrëveshja e përbashket Shqipëri- BE për kundërmasat mjekësore

Kuvendi mbajti sot seancën e 3-të për COVID-19 ku ka miratuar 11 akte ligjore, disa prej tyre për koronavirusin.

13:11
“M’u duk si fjala e Grida Dumës”/ Balla i kundërpërgjigjet Ditmir Bushatit: Fjalim patetik

Pas fjalës së ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili bëri thirrje në Kuvend që të mos votohet kontrata koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit reagoi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

13:04
Foto/ Ja kush është terroristi nga Taxhikistani që u arrestua në Tiranë

Ky që shihni në foto është Komrom Zukhurov me origjinë nga Taxhikistani, 24 vjeçari që mbrëmjen e së mërkurës, u vu në pranga nga policia, në Bulevardin ‘Zogu i Parë’ në Tiranë.

12:55
Covid-19/ Lajm i mirë nga Spanja, shënohet numri më i ulët i vdekjeve në 6 javët e fundit

Numri më i ulët i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në gjashtë javët e fundit është parë në Spanjë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 268 të vdekur.

12:41
Kohë karantine/ SPAK bën rezymenë: Është dërguar për gjykim ish- Prokurori i Përgjithshëm, si dhe tre raste korrupsioni të…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në periudhën nga data 9 Mars 2020 deri me datë 30 Prill 2020 ka regjistruar 42 procedime penale nga të cilat janë përfunduar 37 procedime penale.

12:40
Prodhimi i vaksinës antiCovid të Oksfordit/ Arrihet marrëveshja, rezultatet e para te njerëzit në mes të qershorit

Ka pranuar marrëveshjen për të prodhuar vaksinën antiCOVID të krijuar nga universiteti i Oksfordit, gjiganti farmaceutik AstraZeneca .

12:40
Ditmir Bushati kundër kontratës koncesionare tek Porto Romano: Kemi thënë që do i anulojmë, por po i…

Ish- ministri i jashtëm dhe deputeti i PS, Ditmir Bushati ka bërë thirrje në Kuvend që mos votohet kontrata koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit.

12:38
Çfarë ka ndodhur me liderin Kim Jong-un? Pompeo: SHBA-të “nuk e kanë parë”, por …

Zyrtarët amerikanë “nuk e kanë parë” liderin verikorean, Kim Jong-un së fundmi dhe janë duke shikuar nga afër raportimet për shëndetin e tij, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

12:30
Gruaja me temperaturë në 22 dhjetor: Tani m’i gjetën antitrupat e Covid 19!

“Filloi me një temperaturë pak më të lartë se 37. Ishte 22 dhjetor. Pastaj temperatura nisi të rritej e më shkoi 39. Mora në telefon urgjencën. Ditën tjetër, mjekët më dhanë antibiotikë”.

12:28
Covid-19/ Ilir Beqaj, propozim në Kuvend: T’u japim familjeve të varfra smartphone

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj u shpreh se të gjitha familjet e varfra duhet t’u jepet një smartphone, njësoj siç u bë dikur me dekoderin për TVSH-në.

12:18
“Linda”/ Statusi ‘mister’ i Ramës në twitter

Kryeministri Edi Rama ka bërë një status në twitter ku ka shkruar thjesht… Linda, që është edhe emri i bashkëshortes.

12:16
“Për të qarë dhe ulëritur”/ Hajdari vlerëson Manastirliun, sulmon Ahmetajn: Ju deputetë s’duhet të mbyllni gojën

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka falënderuar publikisht ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu “për punën e bërë deri më tani me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit”.

12:14
Durrës/ Nëna kërkon punë, pandemia i hoqi bukën e gojës

Është e disata herë që Dafina detyrohet të kërkojë ushqime veresie, po kthehet duarbosh nga dyqanet. Situata e shkaktuar nga mungesa e punës në kohë pandemie e bëjnë të dyshimtë shlyerjen e borxheve në dyqanet e lagjes.

12:12
Çmimi në nivelin më të ulët, Balluku: Albpetrol ka ndërprerë nxjerrjen e naftës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se se nafta në ka kapur nivelin më të ulët dhe për pasojë Albpetrol ka ndërprerë nxjerrjen e lëndës.

11:58
Imazhet satelitore/ Kush e nxori “vdekjen” e Kim Jong Un?

Dilemat nëse lideri Kim Jong Un ka gjtur apo jo vdekjen, ashtu sikurse flitet për shkak të mosshfaqjes së tij në publik, ende nuk janë shuar. Jo vetëm kaq, por ka ngjallur debat në të gjithë botën, duke bërë që sytë të drejtohen nga Koreja e Veriut, atje ku zhvillimet janë më interesante.

11:51
DW: Karantina godet më të varfrit në Shqipëri e Kosovë!

Pasojat e karantinës në Shqipëri e Kosovë kanë goditur më keq ata, që edhe para krizës mezi e përballonin financiarisht muajin.

11:44
Përfundimi i misionit/ 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë gjobiten me nga 500 euro për festën me birra dhe muzikë

Pak orë përpara mbylljes së misionit në Itali, grupi i parë i mjekëve dhe infermierëve kanë kryer një veprim, për të cilin janë vënë në krye të faqeve të para të medias italiane.

11:41
Bundesliga pa tifozë! Aplikacioni për atmosferë stadiumi

Në Gjermani po flitet gjithnjë e më shumë për rifillimin e Bundesligës në muajin maj, sidomos pas miratimit të ardhur nga ministrat e 16 landeve të këtij shteti.

11:34
Ç’do të ndodhë nesër? Rama jep sqarime: Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme…

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë sqarime sa i takon ditës së nesërme.

11:30
Trump nuk i zgjat afatet e distancimit fizik! Fillojnë masat për rihapjen e ekonomisë!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se udhëzimet e qeverisë federale për distancimin fizik të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit do të përfundojnë të enjten, atëherë kur dhe u skadon afati, dhe kur shtetet të fillojnë masat për rihapjen e ekonomisë.

11:29
Ahmetaj për pensionet: Debat i padenjë, do vazhdojmë t’i rrisim

Ministri i komanduar për situatën e koronavirusit në Shqipëri, Arben Ahmetaj ka konfirmuar në Kuvend se pensionet nuk do të preken, por janë rritur me fond 21 milionë dollarë në total dhe do të rriten ende.

11:27
“Deti kos, liqeni pilaf”/ Përplasje Murrizi-Spiropali: Mashtrim total, qytetarët nuk kanë përfituar ndihma

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi u shpreh se në këtë kohë të vështirë qeveria ka gjetur mundësi që të miratojë ligje që nuk i shërbejnë situatës së pandemisë, teksa deklaroi se qeveria ka marrë 9.1 milionë euro kredi për të stimuluar numrin e femrave në biznese.

11:22
Rezultatet janë të qarta: Identifikohet ilaçi që ka dhënë efekt në trajtimin e COVID-19!

Remdesivir, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19.

11:15
“Ke ikur nga mendorja”- Përmeti: I çmendur ose i pashpirt/ Replikon Beqja

“Të bësh këtë propozim duhet të jesh ose i çmendur ose i pashpirt”, u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti opozitar Andi Përmeti, teksa i referohej propozimit të Ilir Beqajt për uljen e pensioneve dhe pagave.

11:07
CoVid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 773 numri i të prekurve

Shkon në 773 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19.

11:02
Pjesë e një grupi të ISIS, plane për sulme në Gjermani/ Kush është terroristi nga Taxhikistani që u arrestua në Tiranë (detajet-emri)

Një 24 vjeçar, i quajtur Komrom Zukhurov dhe me origjinë nga Taxhikistani, mbrëmjen e së mërkurës, u vu në pranga nga policia, në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë.

10:59
Studim: Koronavirusi “pastroi” ajrin. Në Europë, 11.000 vdekje më pak!

Izolimi në solli koronavirusi në Europë pati plot pasoja për njerëzit vetë dhe ekonominë, por përveçse frenoi përhapjen e virusit, ai solli dhe një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në kontinentin e vjetër.

10:47
Plagosja e punonjësit të burgut të Peqinit, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

Është arrestuar autori i dytë i ngjarjes në Peqin, ku mbeti i plagosur një punonjës i burgut.

10:43
Shkon në 773 numri i të infektuarve/ Covid-19, Manastirliu: Jemi ende në fazë aktive!

Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 773 të infektuar, kurse të shëruar rezultojnë 470.

10:36
Nga Turqia niset avioni i dytë i ndihmës me furnizime mjekësore për SHBA-në

Nga Ankaraja është nisur avioni i dytë ushtarak kargo i Turqisë që transporton ndihmat me pajisje mjekësore për SHBA-në e cila është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi ti ri (COVID-19).

10:26
“Një tjetër vatër COVID-19, në një fasoneri në Tiranë”/ Vokshi: 5 masa urgjente që duhet të marrë qeveria

“Informacione shqetësuese vijnë për shpërthimin e një vatre të re infektuese në një fasoneri në Tiranë. Disa punonjëse kanë rezultuar pozitive me COVID19 duke rrezikuar infektimin e qindra kolegeve të tyre, të cilat në nevojë të skajshme për mbijetesë detyrohen të shkojnë në punë për të mos humbur pagën”, shkruan në një postim në Facebook, Albana Vokshi.

10:18
Pochettino zbulon ëndrrën: Nuk dua të vdes pa u rikthyer edhe një herë

Nëntorin e kaluar u shkarkuar nga drejtuesit e Tottenham për rezultate të dobëta dhe u zëvendësua nga një emër i madh si Jose Mourinho, por Maurizio Pochettino duket se vijon të men dojë ende për klubin londinez, ku kaloi 5 vite të bukura të karrierës së tij.

10:11
Drejt normalitetit/ “Sfidohet” koronavirusi, shëtitja buzë detit josh durrsakët

Paraditja e sotme në Durrës i përngjason një dite normale

10:07
Shahini për Arsimin e Lartë: Ja kur do zhvillohen provimet për ata që janë në fazë diplomimi, të tjerët…

Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri me dije vendimet e marra për Arsimin e Lartë dhe mënyrën se si do veprohet.

10:04
Miliarderi Elon Musk kritikon rregullat “fashiste” të izolimit

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar izolimin e Kalifornisë si pasojë e koronavirusit, duke thënë se kanë qenë “fashiste” deklaratat se njerëzit nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre.

09:58
E mposhtën! Mbi 1 milion të shëruar në mbarë botën nga COVID-19

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1 milion.

09:51
Hakmarrje pornografike: Mbyllen kanalet e Telegram, denoncohen administratorët

Policia mbylli tre kanale të Telegram që kishin mijëra përdorues dhe njoftuan administratorët.

09:47
Të dehur në timon! Kontrolle në Fier, bien në pranga dy shoferë

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë në Fier dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi u kapën duke i drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

09:41
Solli në jetë fëmijën teksa gjendej në respirator, ndërron jetë e burgosura 30-vjeçare

Ka ndërruar jetë një e burgosur 30-vjeçare, e cila rezultoi pozitive me koronavirus dhe solli në jetë një fëmijë teksa gjendej në respirator, bën me dijeni Byroja e Burgjeve në SHBA.

09:40
Shpërdorim detyre/ Pranga nëpunësit të Gjendjes Civile në Koplik dhe një ish-drejtori shkolle

Një nëpunës i Gjendjes Civile në Koplik të Malësisë së Madhe është vënë në pranga nga policia për shpërdorim detyre.