Kreu i KED Ardian Dvorani dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ditën e sotme ka takuar Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Ambasadorja Kim është shprehur se në takimin e sotëm është diskutuar rreth rëndësisë së pavarësisë, integritetin dhe efikasitetin e institucioneve gjyqësore.

Më tej Yuri Kim shprehet se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi në vendin tonë.

“U takova me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. SHBA  do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri. Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë.” shkruan Ambasadorja Yuri Kim.

Top Channel