Ia dolën! Dy gra 94-vjeçare fitojnë betejën ndaj COVID-19 në Turqi

30/04/2020 14:12

Dy gra turke 94-vjeçare u shëruan me sukses pasi kontraktuan koronavirusin vdekjeprurës (COVID-19), i cili ka marrë qindra mijëra jetë në të gjithë botën.

Sipas mjekëve, personat e moshuar me sëmundje kronike janë në grupin e rrezikut më të lartë dhe në të shumtën e rasteve ata nuk janë në gjendje të shërohen nga COVID-19.

Turqia aktualisht ka 117.589 raste me koronavirus ndërsa numri i vdekjeve në vend ka arritur në 3.081 dhe gjithsej 44.040 pacientë janë liruar nga spitalet pas shërimit nga virusi. Safiye Aybar dhe Rabia Turkkan janë banore të provincës veri-perëndimore Sakaria.

Aybar dhe Turkkan më 11 prill u diagnostikuan me koronavirus dhe menjëherë filluan të marrin trajtimin. Pasi përfunduan me sukses trajtimin, Aybar dhe Turkkan u liruan nga spitali në mes të duartrokitjeve dhe u dërguan me ambulancë në shtëpinë e pleqve. Që kur u shfaq për herë të parë në Kinë, dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, kurse zonat më të prekura mbeten SHBA dhe Evropa.

Më shumë se 3.2 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, me afër 228 mijë të vdekur dhe pothuajse 983 mijë të shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

Top Channel