Çmimi në nivelin më të ulët, Balluku: Albpetrol ka ndërprerë nxjerrjen e naftës

30/04/2020 12:12

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se se nafta në ka kapur nivelin më të ulët dhe për pasojë Albpetrol ka ndërprerë nxjerrjen e lëndës.

Balluku thotë se sektori është goditur nga kriza e COVID-19 prandaj do të ketë një vendim të dytë në një proces ristrukturimi. Ministrja gjithashtu bën me dije se punonjësit e Rafinerisë së Ballshit kanë marrë pagën e luftës 400 mijë lekë.

“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar.

Një çështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Ndërkohë që është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit“- tha Balluku.

Top Channel