Genard Hajdini: Vaksina e tuberkulozit ka ndihmuar në luftën ndaj COVID-19

30/04/2020 15:09

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar Genard Hajdini.

Genardi ka mbaruar studimet në SHBA me rezultate shumë të mira. Prej tetë vitesh ai ka punuar pranë ISHP-së (Instituti i Shëndetit Publik), por prej disa kohësh është pushuar nga puna. Sakaq, Genardi thotë se koronavirusi, nuk po gjen terren në vendin tonë dhe për shkak të vaksinës së tuberkulozit, që bëhet që në vogëli.

“Duke qenë se koronavirusi, është i përafërt me tuberkulozin, vaksina e saj ka ndihmuar në këtë luftë”, thotë Genardi. Po ashtu ai shtoi se është e rëndësishme që vaksinat të bëhen teke, dhe jo të grupuara.

“Vaksinat mund të jenë pak më të shtrenjta dhe të jenë për pak njerëz, sesa më shumë dhe të jenë vaksina të padobishme. Vaksina e tuberkulozit ka shëruar dhe COVID-in. Ka rezultuar që edhe COVID-i kur përhapet është një sëmundje e transmetueshme njësoj sikur tuberkulozi. Na ka ndihmuar tuberkulozi në këtë luftë. Nuk mund të marrësh disa vaksina përnjëherësh, por duhet të merren teke”, thotë Genardi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel