Ky është resorti ne te cilin ka nisur akomodimi i personave te cilët do te kryejnë periudhën e karantinimit.

Deri më tani ne këtë resort kanë arritur rreth 300 persona ndërsa numri në total pritet te shkojë deri ne 900 persona te cilët do te vijnë nga vendet e prekura nga Covid 19.

Ata janë sjellë nga aeroporti “Nënë Tereza” me autobus te posaçëm për ne hotelet në Shëngjin ku do te qëndrojnë për 14 ditë.

Ne këtë resort kanë qenë te akomoduar edhe familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit.

Hoteli ruhet nga forcat e policisë për te mos lejuar njeri te thyejnë karantinën.

Ne ditët dhe ne orët ne vijim pritet qe te vijnë te tjerë persona qe do te kalojnë aty periudhën e karantinimit qe janë kthyer nga vendet e prekura.

Banorët e Shëngjinit nuk e kanë pritur aspak mirë lajmin se ne këtë zonë bregdetare do te akomodohen personat e ardhur nga vendet e prekura nga Covid 19. Ata bëjnë me dije se kjo do te ndikojë direkt ne turizëm. /Kristina Pemaj/

Top Channel