Gjinekologu i rremë i ofron gruas “ekzaminim online”, më pas kërkon para për të mos publikuar videon

30/04/2020 17:45

Një grua ruse po paralajmëron së fundmi kundër mashtrimin nga gjinekologë të rremë që ofrojnë ekzaminime në rrjet nga kushtet e shtëpisë, pasi iu bë shantazh nga dikush që hiqej si doktor.

Viktima kishte kërkuar ndihmë për ekzaminimin në një forum online, por i ishte refuzuar mundësia e takimit të cilësuar ‘jo-emergjent’, prej masave kufizuese të koronavirusit.

Gruaja në të 30-at e emëruar vetëm si Maria, u kontaktua më pas nga një “gjinekolog” online i quajtur Arnold Karapetyan i cili tha se ofronte konsultime në rrjet.

Pas konsultimeve fillestare ai i tha se dyshonte se “ishte prekur nga herpet gjenitale” dhe se duhet të bënte vizitë gjinekologjike “për të përjashtuar mundësinë e opsioneve më negative”.

Ai i tha se kjo mund të kryhej me kameran e celularit të saj. Maria tha se para se të pranonte “procedurën” ishte përpjekur të kontrollonte online kredencialet e doktorit dhe i ishin dukur të pranueshme.

Ai i tha se pagesa për vizitën private pagesa ishte 40 euro dhe shtoi “kam 30 vjet eksperiencë”.

Procedura intime e filmuar në celularin e saj zgjati 40 minuta, pasi i kishte kërkuar paraprakisht te kishte “ndriçim të mirë”.
Menjëherë pas mbarimit, doktori i shkroi: “Sesioni është regjistruar. Nëse nuk dëshiron që video t’i dërgohet të gjithë miqve të tu, më tranfero 200 000 rubla deri në mesditë. Nuk ke shumë kohë”.

Maria u shtang, gjithsesi ajo nuk pagoi por iu drejtua avokatit Timur Marshani që zbuloi kredencialet e rreme të përdorura nga ‘doktori’.
Policia ende nuk ka zbuluar mashtruesit por cështja është bërë dokumentar në një stacion të rëndësishëm rus.

“Isha e turpëruar, e turpëruar që e besova, thotë Maria dukembajtur syze të errëta dhe një maskë. “Ai më tregoi si të instaloj kameran në mënyrë që të shihte sa më mirë problemin që kisha”, thotë ajo.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel