Solli në jetë fëmijën teksa gjendej në respirator, ndërron jetë e burgosura 30-vjeçare

30/04/2020 09:41

Ka ndërruar jetë një e burgosur 30-vjeçare, e cila rezultoi pozitive me koronavirus dhe solli në jetë një fëmijë teksa gjendej në respirator, bën me dijeni Byroja e Burgjeve në SHBA.

Gruaja ishte në paraburgim federal që nga 20 marsi, kur ajo u transportua nga një burg i Dakotës së Jugut në një qendër mjekësore federale të burgjeve në Forth Worth, Texas.

Më 28 mars, e ndjera u dërgua në një spital aty pranë për shqetësime në lidhje me shtatzëninë. Stafi mjekësor i institucionit të burgut më 31 mars regjistroi te 30-vjeçarja “ethe, kollë të thatë dhe simptoma të tjera” duke e transportuar përsëri në spital, ku u vendos në një ventilator.

Më 1 prill, ajo lindi me prerje cezariane dhe ditë më vonë, testoi pozitive me Covid-19.

Rreth 1.534 të burgosur federalë dhe 343 stafi i Byrosë së Burgjeve kanë testuar pozitive me koronavirusi në të gjithë vendin deri më tani. Të paktën 31 të burgosur federalë kanë vdekur për shkak të sëmundjes. Ndërkohë, nuk ka pasur vdekje të personelit, tha agjencia.

Top Channel