Hakmarrje pornografike: Mbyllen kanalet e Telegram, denoncohen administratorët

30/04/2020 09:51

Policia mbylli tre kanale të Telegram që kishin mijëra përdorues dhe njoftuan administratorët.

Kanalet e aplikacionit janë ndër më të njohurit në botë dhe përmbanin imazhe denigruese dhe hakmarrje pornografike.

Midis të raportuarve ka një 29 vjeç nga Bergamo i cili gjithashtu është hetuar për përdorimin e kanaleve për të përhapur imazhe intime të ish-partneres. Po ashtu, janë disa personazhe nga bota e spektaklit.

Në grupet Telegram, të cilat numëronin mijëra përdorues, u shkëmbyen imazhe denigruese të njerëzve, kryesisht të panjohur për përdorimin e imazhit të tyre.

Top Channel