“M’u duk si fjala e Grida Dumës”/ Balla i kundërpërgjigjet Ditmir Bushatit: Fjalim patetik

30/04/2020 13:11

Pas fjalës së ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili bëri thirrje në Kuvend që të mos votohet kontrata koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit reagoi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla tha se fjala e Bushatit iu duk si fjala e Grida Dumës, që thotë se “i shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’me duken mirë nga brenda”.

“Nuk besoj që kolegu im të ketë votuar kundër. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtar i qeverisë, por vetëm deputet. Fjala e kolegut m’u duk si fjala e Grida Dumës: I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda.

Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që mu në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë”, tha Balla.

 

View this post on Instagram

 

Por shumëkush mendon “që ajo që po ndodh në kohën e tij, s’ka ndodhur më parë”. Iluzion i dëmshëm shumë. Të krijon justifikimin që “fajin e ka bota, jo ti”. Zilia, ambicia, konkurrenca, kompleksi, pangopësia, cingunëria, dashuria, xhelozia, pushteti, tërheqja, vetmia, e më tej të gjitha ndjesitë njerëzore përsëriten e përsëriten prej mijëra vitesh. Nëse ka diçka të re në këtë përsëritje është vetëm një: mënyra si i sheh dhe si i përballon në kohën që ecën më tej. Prandaj ka evoluar gjithçka, vetëm nga mënyra e të parit të gjërave. Mënyra si i sheh gjërat është gjithçka; ndryshoje dhe bota do të marrë tjetër trajtë. Mund ta kthesh të gjithën në avantazh.

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal) on

Ditmir Bushati kundër kontratës koncesionare tek Porto Romano: Kemi thënë që do i anulojmë, por po i…

Top Channel