Pak ditë pas hapjes se biznesit të vogël, një pjesë e tregtarëve në Ballsh thonë se nuk kanë përfituar pagën e luftës.

Ky rrobaqepës nuk e ka përfituar pagën e luftës pasi ne zyrën e tatimeve aktiviteti i tij figuron aktiv. Megjithëse ka aplikuar, atij i ka ardhur përgjigje negative.

Disa të tjerëve u është refuzuar paga e paketës se parë prej 26 mijë lekë për tre muaj por shpresojnë te përfitojnë nga paketa e dytë prej 40 mijë lekësh. Sipas vetë tregtarëve, përfshirja në një prej paketave do të zbuste problemet ekonomike që janë krijuar gjatë kësaj periudhe.

Në bashkinë Mallakastër që prej fillimit të karantinës u mbyllën 274 biznese nga 530 qe janë gjithsej.

Top Channel