E diel, 17 Maj 2020
20:49
​Sky Gjermania thyen rekordet e shikimeve me vazhdimin e Bundesligës

Vazhdimi i Bundesligës, pas një pushimi dy-mujor për shkak të epidemisë së virusit korona, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë shikues të televizionit në Gjermani.

20:41
Nesër hapen baret dhe restorante/ Nga çfarë do të heqim dorë pas masave anti CoVid-19

Në datën 18 restorant do të hapin dyert për të pritur klientët,por para se të nisin punë ata duhet të respektojnë rregullat që ka përcaktuar Ministria e Shëndetësisë në protokollin e publikuar pak ditë më par. Është Adriatik Llangozi ai që do të na mësonte se si do të shërbehet nga nesër në bare dhe restorante.

20:31
Re e dendur tymi pushton Rrashbullin

Një re e dendur tymi ka pushtuar të gjithë zonën e Rrashbullit dhe është shpërndarë drejt zonës së Arapajt e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

20:29
Xheison Bafti/ Taramelja “fut në kurth” Fjoralba Ponarin

Edhe pse fëmijët janë konsideruar si një grupmoshë jo e rrezikuar nga pandemia e COVID-19, ata janë cilësuar si një burim i mundshëm infeksioni, për personat e tjerë, kryesisht të moshuarit.

20:25
Të rinjtë ndezin qirinj në hyrje të pedonales

Në hyrje të pedonales, afër vendit ku ishte vendosur Teatri Kombëtar, disa të rinj kanë ndezur qirinj në shenjë simbolike.

20:04
Fshatrat e LABINOTIT, këto thesare plot histori – Fshatrat e Shqipërisë

“Krahina e Labinotit”, është banuar qysh prej lashtësisë. E përbërë nga disa fshatra, i pari që sheh është Labinot Fushë, e më pas për t’u ngjitur në Labinot Mal, rruga kalon nga Griqan. Një fshat i njohur i këtyre anëve, prej nga ku në dalje të tij mund të zbuloni varre të periudhës ilire. Madje, qysh prej shek të IV rrënojat e një kishë-varreze! Kjo të befason.

19:58
Kosovë/ ​23 të shëruar dhe 7 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajt 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.

19:41
Maturantët nesër në shkollë/ Rikthehen të përsërisin lëndët para provimeve, por 1500 do ndjekin mësimin online

Pas 70 ditësh të mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të Koronavirusit, dyert e 500 gjimnazeve dhe shkollave në Shqipëri hapen për klasat e 12-a të hënën. Nga 18 maji deri në 5 qershor maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës për të përsëritur njohuritë për 4 lëndët që janë provime të  maturës shtetërore.

19:25
Basha: Protesta të menjëhershme/ “Nuk e përsëris më gabimin e 3 viteve më parë kur u ula me Ramën”

Në 3 vjetorin e marrëveshjes politike me kryetarit socialist, Lulzim Basha ripërsëriti meaculpan bashkë me zotimin se mes tij dhe Edi Ramës nuk do kishte një 17 maj të dytë.

19:17
Shembet godina e Teatrit Kombëtar/ Shoqërohen artistë dhe ish deputetë të opozitës, konfrontime me policinë

Në orën 4:30 minuta, mëngjesin e së dielës, Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit, nisi shembjen e Teatrit Kombëtar. Aksioni i bashkisë Tiranë, filloi me përplasje mes artistëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve politikë,  përballë uniformave blu që mbështetën këtë aksion

19:13
Top Awards: Ja çfarë na solli karantina e Covid-19, zbuloni bystandr…

Prej katër javësh në klasifikimin e “Top Awards”, nuk ka patur asnjë hyrje të re muzikore dhe shkak për këtë është bërë pikërisht Koronavirus. Kjo javë ka sjellë dy hyrje të reja në klasifikim dhe një ndër to është grupi bystandr me këngën e tyre, “I got you in my mind”. Ky projet muzikor ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut, duke u pozicionuar në vendin e 7-të, që në javën e parë në klasifikim.

18:46
Itali/ Bie numri i viktimave dhe rasteve

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 31908, që do të thotë janë 145 viktima në 24 orët e fundit.

18:30
Misi shqiptar zhvishet dhe kërcen për tifozët e Tiranës

Emisioni “E Diell” në “Top Channel”, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë sportit këtë kohë karantine, me rubrikën “E Diella Proces”. Në studio u fol për rifillimin e kampionatit vendas e të huaj dhe të gjitha risqet që mbart, ky ristartim.

18:18
Rama: Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për këmbësorët dhe makinat, por…

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se do të hiqen autorizimet për këmbësoret dhe personat që kanë makina.

18:11
Rama jep ndryshimin e madh: Nga nesër hiqet fasha e orarit në…

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se në zonat e gjelbërta do të hiqet fasha e orarit dhe se në zonat e kuqe do të zgjatet deri në orën 21:00.

18:07
Kryemadhi: Do ja ha veshin Ramës

Monika Kryemadhi ka bllokuar rrugën tek parku rinia dhe është shprehur se do qëndrojë aty dhe se do të shkelte ligjet e Ramës.

18:02
​Në Prishtinë protestohet kundër shembjes së Teatrit Kombëtar: “Muret i shembët, por jo Teatrin”

Në shenjë solidariteti me protestat në Tiranë, pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar, Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka organizuar një aksion simbolik.

17:58
Kryemadhi tregon kush e kishte dezhurnin natën kur u prish Teatri

Prishja e Teatrit Kombëtar gjeti të papërgatitur opozitën, e cila kishte deklaruar se nuk do të lejojnte fadromat që të kryenin këtë akt. Por në ora katër mëngjesit orë kur nisën fadromat shembjen,  nuk ishin mbështetësit e simpatizantët e partive të opozitare.

17:44
Tre fëmijët e tij kanë mama të ndryshme/ Kastro zbulon partneren që do të bëjë fëmijën e katërt

Këngëtari Kasto Zizo, është bërë baba në një moshë mjaft të re, vetëm 22 vjeç. Djali i tij sot, Dankan, është 14 vjeç. Gjithashtu këngëtari është baba i një vajze dhe një djali të porsalindur. E veçanta e Kastros, është se të tre fëmijët e tij, kanë mama të ndryshme.

17:41
I tha gruas “të dua”/ Kastro Zizo zbulon reagimin epik të infermieres

Këngëtari Kastro Zizo, është bërë baba për herë të tretë dhe sëbashku me partneren e tij Sarën, kanë mirëpritur në jetë një djalë. Në një intervistë në emisionin “E Diell”, me gazetarin Ervin Kurtin, Kastro zbuloi momentin që sapo mori vesh lajmin që u bë baba në shenjë falenderimi ndaj partneres, Kastro i kishte thënë në sy të të pranishmëve “të dua”.

17:31
Basha: Protesta ka nisur

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha ka mbërritur në shesh dhe është bashkuar me Monika Kryemadhin dhe aleatët.

17:19
“Imitim i Inës dhe e papjekur”/ Deklaratat që provokuan debat në “PërPuthen”

Duket se ka një krisje të marrëdhënieve, të konkurrenteve vajza, në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”. Margaret, Anoneta dhe Edona u përfshinë në vorbullën e debatit në emision. E gjitha nisi pasi Antoneta, në një intervistë, ka deklaruar se për të Edona është e papjekur, ndërsa Margaret në përceptimin e saj, është një imitim i Inës.

17:04
Monika Kryemadhi: Kam 48 orë pa gjumë, mos paguani dritat dhe taksat

Kryetarja e LSI-së është shprehur për mediat pak më parë se ka 48 orë pa gjumë. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shkojnë ti mbështesin dhe bëri thirrje që qytetarët mos të paguajnë.

17:01
“I shpreh dëshirën e madhe”/ Konkurrentja seksi në “PërPuthen” suprizohet nga njëri prej djemve

Me një tortë në duar dhe një qiri për t’u fryrë, Brikeno iu drejtua Margaret në një moment në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”. “Mendo një dëshirë për ne të dy dhe më pas fryji”, i thotë Margaretës Brikeno. “Dua që koronavirusi të mbarojë dhe ne të dy të ikim në plazh, por duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri”, u shpreh Margaret.

16:53
Armina Mevlani siç nuk e kishit parë kurrë, bën “namin” me kërcime në TikTok!

Armina Mevlani njihet për imazhin e një femre tepër fisnike e elegante.

16:42
​Një 17 vjeçar tenton të vetëvritet, policia e shpëton

Një 17 vjeçar ka tentuar të vetëvritet mbrëmë afër Liqenit të Batllavës, por pas një kërkim intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat, ai është gjetur nga zyrtarët policor.

16:30
“PërPuthen”/ Antoneta hedh akuza: Djemtë po më bëjnë presion

Antoneta, ishte kryefjala e rubrikës “PërPuthen” në “E Diell” këtë puntatë. Duke qenë se ajo ka bërë disa takime më shumë me djemtë, krahasuar me dy vajzat e tjera që i janë bashkuar kohët e fundit emisionit, e ka shikuar të arsyeshme për të përzgjedhur dy prej tyre, të cilët ajo i shikon pretendentë në sytë e saj.

16:10
Filmi më i shtrenjtë në historinë e James Bond, kushtoi plot…

Mësohet se seria e fundit e James Bond e quajtur “No Time To Die” ka kaluar të gjithë të tjerave sa e përket kostos së xhirimeve.

15:52
Futbolli në kohë pandemie

Nga Jacques Attali

15:47
A do të bëhet Silezia “Wuhani” i Polonisë?

Ruda Śląska në Silezinë e Epërme është qytet minatorësh. Shtëpitë karakteristike me tulla të kuqe janë ndërtuar mbi 100 vjet më parë për punëtorët e minierës së parë lokale të qymyrit.

15:36
Spanja, pandemia/ Bie ndjeshëm numri i vdekjeve

Spanja regjistroi 87 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, hera e parë kjo në dy muaj që niveli i jetëve të humbura brenda 24 orëve bien nën 100 në atë që është njëri prej vendeve të goditura më rëndë prej pandemisë së koronavirusit në Europë.

15:31
Maqedonia e Veriut/ Shtohen infektimet nga Covid

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe tre të vdekur nga koronavirusi duke e çuar në 101 numrin e viktimave që nga paraqitja e virusit COVID-19.

15:28
Gjendet i vdekur ambasadori i Kinës në Izrael

Ambasadori i Kinës në Izrael është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Tel Aviv raportuan autoritetet izraelite.

15:22
Kriza e koronavirusit/ Obama sulmon përsëri Trumpin

Ish-presidenti amerikan Barack Obama e kritikoi menaxhimin që pasardhësi i tij Donald Trump po i bën krizës së koronavirusit.

15:18
Mustafa për Kurtin: LDK e bëri kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i quajti recitime deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili e përshkroi LDK-në si një “klub të stërvjetruar”.

15:12
Covid, rastet misterioze/ Me pneumoni, por tamponi negativ

Kanë nisur t`i quajnë raste misterioze: janë pacientë të cilëve testi i tamponit u del negativ, por skaneri më pas zbulon pneumoni të rënduar, të ngjashme me atë të të prekurve nga Covid 19.

15:05
Jo vetëm në Elbasan/ Postblloqe policie edhe në Korçë e Pogradec

Teksa më parë u raportua për një postbllok pranë fshatit Bradashesh në Elbasan, i cili do të ndalojë përgjatë ditës së sotme lëvizjen e mjeteve drejt Tiranës, korrespondentët e Top Channel-it raportojnë se postblloqe ka edhe në Korçë dhe Pogradec.

14:54
Veliaj pas shembjes së Teatrit: I vjetri iku, tani do bëjmë të riun. Le të bashkëpunojmë, mos të përçahemi!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reagur pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe pas protestave që u zhvilluan sot në kryeqytet që nga orët e para të mëngjesit për këtë gjë.

14:31
“Teatri”/ Reagon Rama: Unë s’jam as shenjt e as i pagabueshëm! Kam lidhje me punët e zeza, aq sa…

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në twitter sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar ndërsa ka bërë dhe një reagim ndaj regjisorit Edmond Budina.

14:29
Teatri Kombëtar/ “Shembje e nxituar”, reagon ambasadori gjerman: U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje

Mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka reaguar ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

14:23
“Më nxirrni nga burgu, të gjej kurë për koronavirusin”/ Refuzohet kërkesa e shqiptarit më të urryer në SHBA

Martin Shkrelit i është refuzuar kërkesa për lirim të parakohshëm nga burgu, në mënyrë që të siguronte një medikament kundër COVID-19.

14:22
PD mbledh sot kryesinë dhe grupin parlamentar

Partia Demokratike vijon të ketë takime intensive të njëpasnjëshme për të konkluduar në lidhje me aksionin opozitar.

13:54
Basha del me vendime të reja: Nuk do e përsëris më gabimin e 3 viteve më parë. Nisin protestat me efekt të menjëhershëm

Kreu i PD Lulzim Basha ka përfunduar takimin me aleatët, ku për mediat njoftoi dhe vendimet e marra.

13:25
“S’e bëri tërmeti e bëri pushteti”/ Shembja e Teatrit Kombëtar, protestuesit me parulla

Teksa situata mbetet e tensionuar në kryeqytet, protestuesit kanë realizuar disa parulla në shenjë të revoltës së tyre dhe kundërshtisë së shembjes së Teatrit Kombëtar.

13:03
PD publikon pamjet: Ja si policia dhunon Albana Vokshin

Përmes një video dërguar mediave, PD thotë se ish-deputetja demokrate Albana Vokshi është dhunuar nga policia.

12:57
Ambasada Britanike: Të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Ambasada Britanike në Tiranë ka dalë me një deklaratë për shembjen e e Teatrit Kombëtar.

12:37
Postbllok në Elbasan, nuk lejohen mjetet të lëvizin drejt Tiranës

Një postbllok në Elbasan mësohet se nuk lejon lëvizjen e mjeteve drejt Tiranës.

12:34
Eurodeputeti gjerman: Të ndalohet shembja e Teatrit

Eurodeputeti gjerman dhe përfaqësuesi për çështjet e zgjerimit në PPE, Michael Gahleri reagoi ashpër ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

12:23
Ushtrim dhune?/ Policia e Shtetit hedh poshtë akuzat: Të pavërteta fund e krye

Policia e Shtetit në një komunikim për mediat ka mohuar akuzat për ushtrim dhune lidhur me operacionin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

12:06
Spanjë, arrin në 27.650 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Spanjë ka arritur në 27.650 numri i të vdekurve nga COVID-19, me 87 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

12:02
Shembja e Teatrit/ Delegacioni i BE në Tiranë: Palët të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

11:55
Aleanca për shembjen e Teatrit: Protesta do vazhdojë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paralajmëron se nuk do të dorëzohet edhe pse tashmë fadromat e rrafshuan.

11:35
Covid-19, mbi 4.7 milionë raste në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën prej 4.7 milionë.

11:31
Washington Post: Protestuesit përleshen me policinë për Teatrin, kreu i opozitës thirrje për rrëzimin e qeverisë!

Forcat shqiptare të rendit u përplasën me mbështetësit e opozitës, të cilët ishin duke protestuar kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, shkruan Washington Post.

11:12
Tronditet Selaniku! Arrestohet gjyshi shqiptar, ngacmonte seksualisht 4 mbesat

Një ndodhi e rëndë familjare ka tronditur Selanikun.

11:05
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Përplasja mes forcave të rendit dhe protestuesve në foto

Vazhdon të jetë ende e tensionuar situata në kryeqytet, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

11:04
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 13 raste të reja, të gjitha në Durrës

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës.

10:58
37 të shoqëruar/ Policia e Shtetit paralajmëron: Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon përpjekjen disajavore të qytetarëve!

Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

10:54
Pas takimit me Bashën/ Kryemadhi: Mos njihni shtetin e Edi Ramës

Ka përfunduar takimi i kryetarit të PD Lulzim Basha me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

10:54
Kush pagoi? Respiratorët rusë/ Debate të forta në SHBA!

U cilësua si gjest i vullnetit të mirë, si mënyrë për të filluar përmirësimin e marrëdhënieve toksike mes Moskës dhe Uashingtonit, teksa të dy vendet përballen me pandeminë e koronavirusit.

10:48
Kina pranon se ka shkatërruar kampionet e hershme të virusit, por…

Kina pranoi se ka shkatërruar kampionet e para të COVID-19, duke konfirmuar kështu pretendimin e paraqitur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në fund të muajit të kaluar.

10:42
Protesta në Gjermani: S`na detyroni dot të bëjmë vaksinën!

Mijëra vetë protestuan në qytetet e mëdha gjermane kundër kufizimeve të jetës publike. Në disa vende, pati pjesëmarrje edhe më të madhe nga sa pritej.

10:31
“Teatri”/ Basha: Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar shembjen e Teatrit si kazmën ndaj themeleve të shoqërisë.

10:22
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Kryemadhi takim me Bashën në selinë e PD-së, pritet vendimi politik i opozitës

Teksa situata mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar mbetet e tensionuar, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

10:17
Pamjet/ Qytetarët gjuajnë me shishe forcat e policisë dhe tentojnë të kalojnë kordonin

Në sheshin para Ministrisë së Brendshme, protestuesit kanë gjuajtur me mjete piroteknike dhe shashka efektivët e policisë, duke sjellë dhe reagimin e këtyre të fundit duke bërë disa shoqërime.

09:50
Pamjet/ Teatri pas shembjes…

Në orët e para të mëngjesit nisi puna për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli.

09:49
COVID-19, Brazili kalon Italinë dhe Spanjën me numrin e të infektuarve

Brazili ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus të shtunën, duke kaluar Italinë dhe Spanjën që ishin epiqendra e virusit në Evropë.

09:44
Video/ Momenti kur ish-deputetja e LSI-së kalon kordonin policor

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka kaluar kordonin e sigurisë të vendosur nga policia, në zonën përreth Teatrit Kombëtar.

09:39
“Sot, dita e fundit e kufizimeve të COVID-19″/ Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon mjeku Tritan Kalo

Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka reaguar mjeku i njohur, Tritan Kalo.

09:28
Meta për Teatrin: MAFIA urdhëroi shkatërrimin! Krim Kushtetues

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

09:14
“Do ta heqim mandatin, ik!”/ Qytetarët përzënë Kujtim Gjuzin (video)

Deputeti Kujtim Gjuzi i pranishëm në protestën që po zhvillohet në qendër të kryeqytetit për shembjen e Tetrit Kombëtar nuk u prit mirë nga qytetarët.

09:14
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Reagon Europa Nostra: Ditë e trishtuar për Shqipërinë dhe Evropën

“Ditë e trishtuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën”- kështu e cilëson agjencia evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë, Europa Nostra, shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

09:05
Shembja e Teatrit/ Policë dhe qytetarë në shesh, çfarë po ndodh në qendër të Tiranës (foto)

Mes protestuesve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka pasur përplasje me policinë.

08:57
“Jam këtu për të mbrojtur demokracinë”/ Ish-deputetja e LSI-së kalon kordonin policor

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka kaluar kordonin e sigurisë të vendosur nga policia, në zonën përreth Teatrit Kombëtar.

08:29
Covid-19/ Çfarë ndodhi me kufijtë në Evropë nga e shtuna?

Gjermania, Austria, Zvicra dhe Franca kanë lehtësuar nga e shtuna hapjen e kufijve mes tyre. Por këto lehtësime vlejnë vetëm për grupe të caktuara.

08:25
Foto/ Provuan të kalonin kordonin policor, përleshje mes protestuesve dhe policisë

Një përleshje ka ndodhur mes protestuesve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe policisë.

08:08
Vijojnë temperaturat e larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

07:44
Video/ Shembja e Teatrit Kombëtar, ja pamjet

Në orët e para të mëngjesit nisi puna për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli.

07:34
FOTOT/ Ja si do të jetë Teatri i ri Kombëtar

Në 100 vjetorin e saj të dytë të shpalljes Kryeqytet, Tirana ka hedhur sot themelet për t’i dhënë komunitetit të artistëve, aktorëve, regjisorëve, por edhe qytetarëve artdashës, një shtëpi të re arti dhe kulture, Teatrin e Ri Kombëtar.

07:25
Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon kryeministri Edi Rama

Gjatë orëve të para të mëngjesit nisi shembja e Teatrit Kombëtar. Pas këtij aksioni, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

07:18
Vuani nga ngrirja e qafës? Ja disa kura natyrale

Dhimbja e qafës, mpirja dhe bllokimi i muskujve të saj është një nga problemet më të shpeshta që prek secilin prej nesh. Kryesisht ftohja e muskujve të qafës, tensionet nervore apo emocionale, stresi, qendrimi për një kohë të gjatë ulur apo në këmbë shkaktojnë ngërçe tek qafa, e cila i refkleton ato në dhimbje shpesh herë të padurueshme dhe të zgjatura. Këto dhimbje jo vetëm që ndikojnë në humorin tonë por na ndjekin me orë të zgjatura duke na vështirësuar veprimet e gjithë ditës.

07:11
Cilët nuk duhet të konsumojnë kafe turke dhe çfarë u shkakton në organizëm

Tanimë e dimë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore. Kafeja ka mijëra minerale të ndryshme të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tonë. Por a e kishit menduar nodnjëherë se cila kafe është më e shëndetshme? Në shtëpitë tona kafja turke është një nga shoqërueset e përditshmërisë. Vetëm kur jemi në lëvizje duhet të mjaftohemi me kafen ekspres.

07:00
Çfarë duhet të hani për të lehtësuar depresionin

Studime të njëpasnjëshme shkencore mbi depresionin, kanë konfirmuar se ushqyerja e shëndetshme e pasur me fruta, perime, drithëra dhe peshk mundet të parandalojë këtë sëmundje. Ushqyerja e keqe me produkte të përpunuara dhe jo të shëndetshme është një faktor rreziku, sidomos tek adoleshentët. Studimet më të fundit thonë se ushqyerja e shëndetshme jo vetëm që parandalon depresionin, por edhe mund ta trajtojë atë në mënyrë efikase.

06:50
Flamur Noka flet pas shembjes së Teatrit Kombëtar: U dhunova, policia me hordhi goditi gazetarë e artistë

Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

06:28
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Regjizori i njohur: Në Shqipëri u instalua diktatura

Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua edhe aktori dhe regjizori i njohur Edmond Budina.

06:18
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha: Opozita mblidhet sot për të vendosur aksionin e saj

Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

06:06
Basha flet për shembjen e Teatrit Kombëtar: Dhunë, babëzi dhe hajdutëri, Rama përgjegjësi i vetëm

Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

05:51
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Monika Kryemadhi: U bëj thirrje qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës

Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

05:17
Teatri Kombëtar/ Ja kush janë aktorët e shoqëruar nga policia

Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Disa aktorë që protestonin për ruajtjen e godinës janë shoqëruar në polici.

04:54
Foto/ Nis shembja e Teatrit Kombëtar

Forca të shumta policie kanë shkuar te Teatri Kombëtar duke nxjerrur me dhunë nga godina qytetarët që po protestonin për ruajtjen e Teatrit Kombëtar.

04:32
Kanadaja miraton testimin e një vaksine për koronavirus

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se qeveria e tij ka miratuar testimin e parë klinik në këtë shtet të një vaksine potenciale për koronavirus.

03:53
Italia prezanton fazat e daljes nga izolimi

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka prezantuar lehtësimin e masave të izolimit, duke përfshirë rihapjen e të gjitha dyqaneve, restoranteve dhe parukerive nga 18 maji, duke mos harruar udhëzimet që synojnë të ndalin përhapjen e koronavirusit sërish.

03:30
Rusia shënon mbi 9 mijë raste të reja me koronavirus

Rusia ka raportuar për 9,200 raste të reja me koronavirus të shtunën, nga 10,598 që u raportuan një ditë më parë. Task-forca e COVID-19 në Rusi, tha se numri total i rasteve në nivel endi ka shkuar në 272,043.

02:59
Kuvendet dixhitale, një alternativë reale në periudhën e pandemisë

Aktivitetet publike dhe bizneset që organizojnë grumbullime të tilla ishin ndër viktimat e para të koronavirusit. Në 2020, në Shtetet e Bashkuara një ndër ngjarjet kryesore politike – kuvendet partiake për emërimin e kandidatëve që do të konkurrojnë në zgjedhjet presidenciale, do të jenë shumë ndryshe nga kuvendet e mëparshme.

02:44
Misteri i sindromës që po prek fëmijët pasi kalojnë koronavirusin

Një sëmundje misterioze që po prek disa fëmijë, një pjesë prej të cilëve me pasoja vdekjeprurëse dhe që mendohet të jetë e lidhur me COVID-19, po shqetëson mjekët, studiuesit dhe zyrtarët. Sindroma e Inflamacionit të Shumëfishtë tek Fëmijët, në rastet më të rënda shkakton dobësimin e funksioneve të zemrës.

02:23
Trump i sigurtë: SHBA do të rihapet me ose pa vaksinë

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA do të rihapet, me apo pa vaksinë, ndërsa publikoi planet për goditjen e kosonavirusit deri në fund të vitit. Ai e lidhi projektin e vaksinës me përpjekjet gjatë Luftës së Dytë Botërore për të prodhuar armën e parë bërthamore. Por, Trump bëri të qartë se edhe pa një vaksinë, amerikanët duhet të fillojnë të kthehen në jetët e tyre normale.

02:04
Qentë anti-covid, fillon testimi në Britaninë e Madhe

Në Britaninë e Madhe po testohet nëse qenë nuhatës të trajnuar mund të pikasin koronavirusin tek njeriu. Qentë janë trajnuar për të pikasur aromën e disa kancereve, malarjes dhe parkinsonit, nga një organizatë jo qeveritare më herët.

01:48
A do të sjellë pandemia e Covid-19 fundin e punës në zyrë?

Kalimi tek puna në distancë, ose nga shtëpia, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mund të bëjë që kompanitë të fillojnë të reduktojnë hapsirat e zyrave, ç’ka do t’i kursente atyre para por jo domosdoshmërisht do të përmirësonte produktivitetin mes stafit. Lejimi nga bizneset që stafi të punojë nga shtëpia në baza të përhershme, edhe pasi izolimet të zbuten në vende të ndryshme, vë në pikëpyetje të ardhmen e qiellgërvishtësve të përdorur nga kompanitë shumëkombëshe, që shihen si simbole të kapitalizmit modern.

01:29
Protestat në SHBA kundër masave të ndalim-qarkullimit

Këto ditë në Miçigan, protestuesit u mblodhën në kryeqytetin e këtij shteti për të shprehur zhgënjimin e tyre me rregullat e ndalim-qarkullimit. Protesta të tilla janë shfaqur në mbarë Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa njerëz po luftojnë kundër asaj që e shohin si mbikëqyrje dhe kontroll qeveritar ndaj jetës së tyre.

01:01
SHBA mund të rifillojë financimin e OBSH, por pjesërisht

Administrata e Presidentit Donald Trump mund të rifillojë pjesërisht financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por ende nuk ka marrë një vendim.