Eurodeputeti gjerman dhe përfaqësuesi për çështjet e zgjerimit në PPE, Michael Gahleri reagoi ashpër ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Anëtari i CDU-së e sheh me shqetësim një zhvillim të tillë.

“Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës. Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Institutin e Bankës Europiane të Investimeve, të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar.

Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar,” shkruan Gahler.

Top Channel