Ambasadori i Kinës në Izrael është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Tel Aviv raportuan autoritetet izraelite.

Arsyet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, por duke cituar mediat vendase, Reuters shkruan se sipas tyre, ambasadori Du Wei ka ndërruar jetë në gjumë. Kreu i misionit diplomatik kinez në shtetin hebre ishte 57 vjeç.

Ai e kishte marrë mandatin shkurtin e këtij viti. Du Wei ishte i martuar dhe kishte një djalë, por familja e tij ende nuk I ishte bashkuar në Izrael.

Kur mbërriti atje në 15 shkurt, ambasadori menjëherë u vetëizolua për dy javë për shkak të masave kufizuese të koronavirusit. Në një intervistë për gazetën izraelite, Makor Rishon muajin e kaluar, ai ankohej se Kina është bërë “dashi i kurbanit të botës”. “”Në histori, më shumë se një herë, një grup i caktuar njerëzish janë akuzuar në lidhje me përhapjen e pandemive,” tha ai.

Kjo është e neveritëshme dhe duhet të dënohet. Sëmundja është një armik i mbarë njerëzimit dhe bota duhet ta luftojë e vazhduar”, pat shtuar asokohe diplomati i lartë.

Të premten, ambasada kineze në Izrael e sulmoi ashpër sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo i cili e kritikoi gjatë vizitës në këtë vend menaxhimin që i bëri Pekini pandemisë.

Top Channel