“Pinte kafe çdo javë me ish-kreun e SPAK te zyra e tij”/ Urdhër-arresti ndaj Vlora Hysenit, gazetari Qyno në ‘Top Story’: Dumani hetoi edhe Fatos Klosin, por ai mori pafajësinë 22/09 22:59
Mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka reaguar ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.
“Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme”, shkruan Zigraf.
Më tej shton:
“Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.”
Top Channel