Teksa më parë u raportua për një postbllok pranë fshatit Bradashesh në Elbasan, i cili do të ndalojë përgjatë ditës së sotme lëvizjen e mjeteve drejt Tiranës, korrespondentët e Top Channel-it raportojnë se postblloqe ka edhe në Korçë dhe Pogradec.

Shtimi i efektivëve, ndihmuar edhe nga forcat e ushtrisë nuk lejon qarkullimin me ose pa autorizim, një përshkallzim ky që vjen pas një njoftimi të opozitës për një bashkim drejt Tiranës për protestën mbi Teatrin Kombëtar.

Disa orë më parë, gjatë lidhjes direkte për edicionin informativ në Top Channel, korrespondentja e Elbasanit, Bruna Kërçyku dha detaje sqaruese.

“Postblloku në dalje të qytetit të Elbasanit, pranë fshatit Bradashesh ekziston prej disa ditësh, kjo për faktin se një bashki e gjelbër nuk mund të lëvizë lirisht drejt një bashkie të kuqe siç është Tirana, pa autorizim. Por këtu ka patur një përshkallëzim të situatës. Forcat policore, të ndihmuara edhe nga forcat e ushtrisë, nuk lejojnë qarkullimin me ose pa autorizim; të dy rrugët e vjetra drejt Tiranës janë të bllokuara, kjo sepse ka patur një njoftim të opozitës për një bashkim drejt Tiranës për protestën për Teatrin Kombëtar në kryeqytet. Nga Elbasani nuk do të ketë asnjë dalje në drejtim të Tiranës”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel