Foto/ Provuan të kalonin kordonin policor, përleshje mes protestuesve dhe policisë

17/05/2020 08:25

Një përleshje ka ndodhur mes protestuesve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe policisë.

Përleshja nisi kur një i ri kaloi kordonin policor. Policia ndërhyri menjëherë duke e mos lejuar që kordoni të kalohet nga protestuesit dhe aktivistët.

Gjatë përleshjes me policinë protestuesit bënin thirrje ‘poshtë diktatura’. Ish-deputetë dhe mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdojnë konfrontimin verbal me policinë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel