Shembja e Teatrit Kombëtar/ Reagon Europa Nostra: Ditë e trishtuar për Shqipërinë dhe Evropën

17/05/2020 09:14

“Ditë e trishtuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën”- kështu e cilëson agjencia evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë, Europa Nostra, shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, kjo organizatë shkruan:

“Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe në Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë”.

Deklarata vjen ndërkohë që Bashkia e Tiranës nisi shembjen e ndërtesës mëngjesin e sotëm, shoqëruar me përplasje midis forcave të rendit dhe aktivistëve e artistëve.

Top Channel