Covid-19, mbi 4.7 milionë raste në mbarë botën

17/05/2020 11:35

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën prej 4.7 milionë.

Gjithsej 4.703.844 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

SHBA-ja është renditur vendi i parë me numrin më të madh me 1.160.840 raste, ndërsa pas saj radhiten Spanja (276.505), Rusia (272.043), Britania e Madhe (236.711), İtalia (240.161), Brazili (227.919), Franca (179.506), Gjermania (175.921) dhe Turqia (148.067).

Ndërkohë sipas “Worldometer” vendet me më shumë se 50 mijë raste janë Irani (118.392), India (90.648), Peruja (88.541), Kina (82.941), Kanadaja (75.770), Belgjika (54.989) dhe Arabia Saudite (52.016).

COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 311.810 njerëzve deri më tani ndërsa 1.802.385 janë shëruar. Aktualisht ka rreth 2.589.694 raste aktive që presin të shërohen.

Top Channel