Deputeti Kujtim Gjuzi i pranishëm në protestën që po zhvillohet në qendër të kryeqytetit për shembjen e Tetrit Kombëtar nuk u prit mirë nga qytetarët.

Ishin të shumtë ata që e sulmuan deputetin Gjuzi.

“Do ta heqim mandatin, ik!”, ishin thirrjet e qytetarëve ndaj tij.

Kujtojmë se më herëtmMes protestuesve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka pasur përplasje me policinë.

Përleshja nisi kur një i ri kaloi kordonin policor. Policia ndërhyri menjëherë duke e mos lejuar që kordoni të kalohet nga protestuesit dhe aktivistët.

Gjatë përleshjes me policinë protestuesit bënin thirrje ‘poshtë diktatura’. Ish-deputetë dhe mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdojnë konfrontimin verbal me policinë.

Top Channel