Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha: Opozita mblidhet sot për të vendosur aksionin e saj

17/05/2020 06:18

Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha tha për mediat se përgjegjësi i vetëm për këtë situatë është kryeministri Edi Rama.

Cili do të jetë aksioni i radhës i opozitës?- e pyetën gazetarët.

“I gjithë koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të vendosim për aksionin e radhës. Ne do të marrim një veprim politik”- tha Basha.

Top Channel