E premte, 22 Maj 2020
14:42
Djali i gazetarit saudit fal vrasësit e babait të tij

Djali i Jamal Khashoggit, gazetarit saudit, i cili u vra brenda një konsullate saudite në vitin 2018, ka thënë se ai dhe vëllezërit e tij i kanë falur vrasësit e babait të tij.

14:40
Hero apo diktator… Mbylli El Salvadorin pa asnjë rast me koronavirus

Pak liderë botërorë kanë gjeneruar më shumë kritika dhe lëvdata në të njëjtën masë e shpesh në të njëjtën kohë, për mënyrën se si e kanë menaxhuar pandeminë e koronavirusit se sa lideri i El Salvadorit, Nayib Bukele.

14:39
Akuzat për falsifikim dokumentesh dhe pezullimi nga detyra i Luan Dacit/ KPA reagon për Top Channel

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, regjistroi më datë 20 maj procedimin penal për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″.

14:33
Kina me ligj të ri/ “Shtrëngon” lakun për Hong Kongun

Partia komuniste në Kinë ka vënë në lëvizje një ligj të diskutueshëm për sigurinë kombëtare në Hong Kong, një lëvizje që konsiderohet si një shtrëngim i konsiderueshëm i lirive të qytetit.

14:30
Veliaj inspekton punimet në bllokun “Enver Preza”, rikonstruktohen 7 rrugë

Një tjetër bllok në zonën e Saukut i është nënshtruar rehabilitimit të plotë. Kryetari i Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po realizohen në këtë projekt, ku përfshihet rikonstruksionii shtatë rrugëve: “Enver Preza”, “Abaz Fejzo”, “Andon Lufi”-1, “Andon Lufi-2”, “Besim Baxhaku”, “Lame Kreco” dhe “Ethem Gjinushi”.

14:28
Lideri çeçen me Covid-19/ Kadirov i shtruar në spital në Moskë

Ramazan Kadirov, lideri i fortë i Çeçenisë, është në një spital në Moskë me simptoma të koronavirusit.

14:17
Zi për viktimat e Covid-19/ Flamujt në gjysmështizë në SHBA

Donald Trump urdhëroi uljen e flamujve amerikanë në gjysmë shtizë për tre ditë, në nder të amerikanëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

14:13
Bullgaria hap kufijtë/ Lejon hyrjen e qytetarëve të BE-së

Bullgaria, e cila ka filluar të lehtësojë masat e izolimit, ka hequr një ndalim të hyrjes së vizitorëve nga vendet e Bashkimit Evropian dhe atyre të zonës Shengen, tha ministria e Shëndetësisë bullgare.

14:13
Pamjet/ U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, eksplozivi shkatërron pallatin në Durrës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) shembi me shpërthim të kontrolluar një pallat, që pësoi dëmtime të shumta në tërmetin e 26 nëntorit.

14:08
Suedia, larg imunitetit/ Edhe pse vend i hapur, vetëm 7% të imunizuar nga Covid-19

Suedia ka bërë të ditur se pavarësisht se mori masa të lehta për të kontrolluar koronavirusin, vetëm 7.3 përqind e banorëve në Stokholm ka zhvilluar antitrupat e nevojshëm për të luftuar sëmundjen.

14:02
“Nuk më ka dorëzuar asnjë platformë”/ Meta-Ramës: Që ti GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje deklaratës së pak mëparshme të kryeministrit Edi Rama.

13:59
Bashkëpunimi me Frontex/ Lleshaj në Kakavijë: Migracioni një sfidë e madhe. Viti 2020 hap përshkallëzimi në luftën kundër kanabisit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte në Kakavijë për 1 vjetorin e fillimit të operacionit ndërmjet forcave të Policisë Shqiptare dhe forcave të FRONTEX.

13:58
Propozimi amerikan për reformën/ Kim: Merrni në konsideratë sistemin hibrid danez

Prej ditësh qarkullon lajmi se ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë një sugjerim për t’u marrë në konsideratë nga Këshilli Politik i ReformësZzgjedhore sistemi elektoral danez.

13:53
Pirgjet me inerte në autostrada/ Fier, grumbujt e materialeve nuk hidhen vetëm atje ku ka mbrojtëse

Hyrjet e autostradave janë të mbushura me pirgje inertesh në Fier.

13:45
Video/ Rama në Bubq: Më 20 qershor nis puna! Ndryshim rrënjësor i jetës së banorëve

Kryeministri Edi Rama ishte në Bubq bashkë me ministrin Arben Ahmetaj dhe ministren Elva Margariti, ku në fillim korriku do çelet kantieri i rindërtimit.

13:38
E pabesueshme! 10 gjëra që do ndodhnin nëse Toka do ndalonte

Çfarë do të ndodhte nëse krejt papritur Toka do ndalonte?

13:28
“T’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika”/ Rama përgënjeshtron Metën: Nuk më ka dorëzuar asnjë platformë

I shpejtë ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama pas deklaratve të presidentit Ilir Meta, ku i ky i fundit prezantoi sot para mediave një platformë me 14 pika, për të cilën u shpreh se ua ka dërguar të gjitha palëve përfshirë dhe ambsadorëve dje.

13:25
Prostitucion, vrasje, armë dhe drogë/ 4 të dënuarve të tjerë u dërgohet formulari nga OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

13:24
Një çift në Fier rezulton pozitiv me Covid-19/ Dyshohet se pati kontakt me farmacistin e infektuar

Një çift rezultoi pozitiv pas testimit për Covid-19 në qytetin e Fierit.

13:20
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri letër të dytë opozitës: Iu pres më 26 maj të ulemi sërish

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ka nisur një letër të dytë përfaqësueve të opozitës jashtëparlamentare.

13:02
“Presim bashkëpunim me të gjithë aktorët shqiptarë”/ Knut Fleckenstein merr detyrën e rëndësishme në Shqipëri

Ish-eurodeputeti dhe ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein është emëruar këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për Integrimin.

13:00
Çfarë do bëjë kur të mos jetë më president? Meta: Nuk do krijoj parti, por..

Çfarë do bëjë kur të mos jetë më president Ilir Meta? Kjo ishte një nga pyetjet që kreu i shtetit u pyet në konferencën për shtyp.

12:55
Meta gazetares në konferencë: Unë do vdes për ty që…

Presidenti Ilir Meta foli live më herët për problemet në vend.

12:45
Cilët janë ata që po bëjnë marrëveshje kundër reformës? Meta: Maskat kanë rënë. Të jeni të sigurt se ambasadorja nuk…

I pyetur për emra konkret se kush janë ata që po bëjnë lojëra me reformat nëvend, pas deklaratës së bujshme të ambasadores Yuri Kim, presidenti Ilir Meta përjashtoi veten.

12:35
“Unë jam ballëlartë në këtë histori”/ Meta: BE të bëjë hetim për reformën në Drejtësi

Presidenti Ilir Meta i pyetur për deklaratën e fundit të ambasadores Yuri Kim për zbatimin e reformave dhe lojërat e mundshme apo pazaret tha se:

12:34
Miliona para, diamante dhe vepra arti/ 10 grabitjet më spektakolare në histori

Të holla, bizhuteri, vepra arti- të gjitha këto ranë pre e disa prej grabitjeve më të mëdha në historinë botërore.

12:27
Meta: Nuk ishte thjesht rënie godine, po rënie e një shteti ligjor!

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp shpalosi platformën me 14 pika që siç tha ai ua ka nisur të gjitha palëve politike, ndërsa shprehu edhe keqardhjen për situatën në të cilën ndodhet vendi.

12:23
Të paharrueshme! 10 fotografitë që tregojnë anën e errët të historisë

Botës i është dashur të pësojë shumë ndryshime për t’u shndërruar në atë që është sot.

12:10
Berat/ E zë korrenti, humb jetën në spital fëmija 4 vjeçar

Një 4 vjeçar nga komuniteti Rom ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me korentin.

12:03
Shkon mbi 5.2 milionë numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën prej 5.2 milionë.

11:59
Akuzat për falsifikim dokumentesh dhe pezullimi nga detyra, shtyhet seanca ndaj Luan Dacit

Është shtyrë seanca ndaj Luan Dacit nga KPA, ajo do të zhvillohet të dielën. Gjykata ka kërkuar që Daci të ishte i pranishëm në seancë.

11:54
Zbulim në Meksikë! Gjenden fosile të mbi 60 mamuthëve

Gjatë punimeve ndërtimore në një aeroport në Mexico City, kryeqytetin e Meksikës, janë gjetur eshtra të mbi 60 mamuthëve.

11:42
Dinastia, sonte episodi 3 dhe 4 në orën 21:00 në Top Channel

Dinastia është seriali më i ri në Top Channel që ka nisur të premten e kaluar me dy seritë e para.

11:35
Covid-19 në Shqipëri/ Sa pacientë aktivë kemi me koronavirus?

173 persona rezultojnë aktivë me COVID-19 në vendin tonë, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

11:18
Yuri Kim me deklaratë të fortë: Nuk ka pazare me Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me një deklaratë të fortë për mediat, në një kohë që mbërriti në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

11:06
Foto-video/ Garderoba e Teatrit të shembur, veshjet e aktorëve ndër vite që u larguan në çastet e fundit

Ndërtesa e Tetrit Kombëtar tashmë është shembur, por një pasuri e tërë ka mbetur pas.

11:04
Rritet bilanci në Brazil, 1.188 viktima të tjera si pasojë e COVID-19

Brazili konfirmoi 1.188 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

11:03
CoVid-19/ Rritet sërish numri, 12 raste të reja në vend

12 raste të reja në vend janë konfirmuar me covid-19.

10:58
Amerika Latine tejkalon SHBA-në dhe Evropën me rastet ditore të COVID-19

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Amerika Latine ka tejkaluar SHBA-të dhe Evropën në numrin e infeksioneve të reja ditore të koronavirusit të ri (COVID-19).

10:43
Raste të reja me COVID-19 në Kinë dhe Korenë e Jugut

Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë konfirmuar 4 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa në Korenë e Jugut 20.

10:32
Zbulohet dokumenti i Metës për ambasadorët që prodhoi reagimin e fortë të Yuri Kim

Dje presidenti llir Meta zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve të BE nga ku u ka dhënë dokumentin që gjeni më poshtë në foto të siguruar nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu.

10:24
Aksident në vija të bardha! Tiranë, makina i shkel këmbën 77-vjeçares

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në kryeqytet.

10:21
Pak djallëzi në çdo shenjë horoskopi, mësoni anën e errët të shenjës suaj

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde.

10:04
Me eksploziv! U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, sot shembet një pallat në Durrës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka njoftuar se në orën 13:00 do të shembë me shpërthim të kontrolluar një pallat, që pësoi dëmtime të shumta në tërmetin e 26 nëntorit.

10:03
I dënuar me 6 vite burg/ Kush është 63-vjeçari i arrestuar në Vlorë, që do ekstradohet drejt Italisë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

09:59
Fotot/ Reja vullkanike e Etnas arrin 4.500 metra

Një përshpejtim i papritur i veprimtarisë shpërthyese në Etna regjistroi një rritje të aktivitetit në Kraterin e Ri Juglindor.

09:54
Gjatë 50 ditëve të fundit, infermierja kanadeze rezulton 8 herë pozitive me koronavirus

Tetë herë pozitive në 50 ditët e fundit, kështu ka rezultuar ndaj testeve Covid-19, një infermiere kanadeze që u infektua muaj më parë.

09:45
Çlirim Gjata: Deputetët e Ramës kërkuan ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi

“Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit”, shkroi sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

09:42
DW: Dëshmi të reja për dëbime të paligjshme nga Greqia në Turqi

Sipas të dhënave të mbledhura nga DW dhe ekipe ndërkombëtare investigative autoritetet greke dëbojnë refugjatë në mënyrë të paligjshme.

09:40
Foto/ Stërvitje në kohë pandemie, Forcat Tokësore përgatiten për misionin e NATO-s në Afganistan

“Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë”, shkroi në Facebook, ministrja Olta Xhaçka.

09:39
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vetëkarantinimin, pranga 26-vjeçarit

Kundërshtoi punonjësit e Policisë, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe urdhrin për t’u vetëkarantinuar, arrestohet 26-vjeçari.

09:33
“Ku ka rënë demokracia jonë”/ Meta: T’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin

Presidenti Ilir Meta teksa ka kujtuar revoltat e Qafë Barit, thotë se “sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin”.

09:29
Durrës/ Plagosi me thikë 2 shtetas, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës.

09:21
FBI: Të shtënat në Teksas kanë lidhje me terrorizmin

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara tha se të shtënat në një bazë të marinës amerikane në Teksas, më 21 maj, “ishin të lidhura me terrorizmin”.

09:09
Ishte dënuar me 15 vite burg në Itali/ Arrestohet në Shkodër 51-vjeçari (emri-video)

Një 51-vjeçar i dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale” është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

09:03
Instituti italian: Janë zbuluar gjurmë koronavirusi në maska ​​deri në 4 ditë pas përdorimit

“Grimcat infektive virale janë zbuluar në pëlhurën e maskave deri në 24 orë pas ndotjes, ndërsa në shtresën e brendshme të maskave kirurgjikale deri në 4 ditë më vonë.”

08:47
Itali/ Mattia: Etiketimi si ‘pacienti 1’ nuk më shqetësoi kurrë, gënjeshtrat po

“Etiketimi si Pacienti 1 nuk më ka shqetësuar kurrë, por gënjeshtrat po. Darka me një kinez, dy maratona në një javë: të gjitha janë të rreme. Popullariteti që më ka ndjekur e ka peshuar mbi mua, bëri që të refuzoj vazhdimisht kërkesat për intervista”.

08:40
UNICEF: SHBA deportoi 1.000 fëmijë në mes të pandemisë

SHBA ka deportuar të paktën 1.000 fëmijë migrantë që nga fillimi i marsit, tha Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), transmeton Anadolu Agency (AA).

08:25
SHBA-ja nuk po planifikon tërheqjen nga një traktat i armëve bërthamore me Rusinë

Shtetet e Bashkuara nuk presin të tërhiqen nga marrëveshja START-i i Ri me Rusinë, e vetmja marrëveshje e armëve bërthamore që mbetet akoma në fuqi midis dy vendeve, tha Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Robert O’Brien.

08:24
Tiranë/ Makina përplas 87-vjeçarin me biçikletë, detajet

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”.

08:07
Shifra të frikshme! Afro 5 milion e 200 mijë të infektuar, mbi 330 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes ku më e prekur është Rusia.

07:47
Vizitoi kompaninë Ford, Trump shfaqet sërish pa maskë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri një vizitë në kompaninë Ford në Miçigan. Ai u tha mediave që brenda fabrikës kishte vendosur maskë, por që e hoqi para daljes për media.

07:30
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

07:20
Trump vazhdon akuzat ndaj Kinës për përhapjen e Covid-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka vijuar akuzat e tij ndaj Kinës për menaxhimin e Covid-19.

07:12
Roli i hekurit në infeksionet e mykut, kujdesi që ju duhet

Myku, në rrethana normale, konsiderohet si pjesë normale e florës bakteriale në organizmin e njeriut. Megjithatë, në rrethana të caktuara, ai mund t’i çelë rrugën infeksioneve të ndryshme që ndikojnë në imunitet. Infeksionet mund të shfaqen në zona të ndryshme të trupit duke u manifestuar me simptoma të një intensiteti mesatar ose të rrezikshëm.

07:00
Lidhja e fortë mes diabetit dhe shëndetit të zemrës, çfarë duhet të keni kujdes

Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm me shëndetin e zemrës. Sipas studimeve të fundit, diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga një atak në zemër.

06:44
Si të përdorni bajamet për shëndetin e mëlçisë

Mjafton një grusht me bajame dhe nivelet e kolesterolit të mirë që ka lidhje direkte me shëndetin kardiovaskular, rritet me 19 përqind. Të dhënat e një studimi të fundit, tregojnë se bajamet, jo vetëm rrisin nivelet e kolesterolit të mirë, por edhe fuqizojnë largimin e kolesterolit të keq nga mëlçia. Studime të mëparshme kanë konfirmuar se ky arror ka aftësinë të ulë nivelet e kolesterolit të keq. Ky kolesterol shton rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.

06:23
Zbuloni si ndikojnë arrorët tek ulçera në stomak

Ekspertët argumentojnë se ushqimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shfaqjen ose jo të ulçerës. Ulçera ka të bëjë me lëndime të sistemit tretës dhe shpesh ka lidhje me infeksionet e shkaktuara nga bakteri i njohur si Helicobakter pylori.

06:06
Mënyrat më të sakta natyrale për shëndetin e mendjes

Stili i rënduar i jetesës në kohët moderne nxjerr në pah nevojën e menjëhershme për t’i dhënë ndihmën maksimale trurit, këtij organi kaq thelbësor për organizmin. Sipas të dhënave nga studime të ndryshme, më poshtë listohen 6 mënyra realiste dhe të çmuara për të përmirësuar shëndetin e trurit nëpërmjet ushqimit.

05:45
Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave që nga 16 marsi

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka konfirmuar se të enjten janë shënuar 48 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri.

05:23
Rusia pranon pjesën e parë të ndihmës nga SHBA-ja

Një aeroplan ushtarak amerikan që transportonte ventilatorë, ka ateruar në Moskë, për të ndihmuar Rusinë në betejën e saj kundër shpërthimit të koronavirusit të ri.

04:59
OKB-ja i kërkon BE-së të marrë 160 migrantët e bllokuar në det

Kombet e Bashkuara kërkuan nga Bashkimi Evropian, që të arrijë një marrëveshje, për të marrë 160 migrantë të cilët janë bllokuar në Detin Mesdhe, tash e dy javë.

04:37
Fillojnë provat klinike për trajtimin e Covid-19 me hidroksiklorokuinë

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalet britanike do të jenë pjesëmarrësit e parë në një studim global të testimit të ilaçeve kundër malarias, klorokuinës dhe hidroksiklorokuinës për të parë nëse ato mund të përdoren për trajtimin ose parandalimin e Covid-19.

04:11
​Kina paralajmëron ligj të sigurisë kombëtare për shkak të protestave në Hong Kong

Ruajtja e sigurisë kombëtare është një interes themelor i Kinës dhe Hong Kongut, tha të enjten zëdhënësi i Parlamentit kinez Zhang Yesui, duke komentuar njoftimin e një ligji të ri të sigurisë pas protestave pro-demokracisë vitin e kaluar në këtë vend. Yesui tha në një konferencë për shtyp se forcimi i sigurisë kombëtare është themeli mbi të cilin mbështetet stabiliteti i shtetit.

03:45
Foto/ Gigi Hadid tregon se çfarë ndryshimesh ka pësuar nga shtatëzania

​Gigi Hadid, në pritje të ëmbël, gjatë një videoje live në Instagram me artisten e makeup-it të Maybelline, Erin Parsons, tregoi (via Cosmopolitan) se u paraqit në sfilatë në javën e modës pak kohë pasi zbuloi se ishte shtatzënë.

03:20
OKB fillon nismën globale kundër keqinformimit mbi Covid-19

Kombet e Bashkuara filluan sot një iniciativë globale kundër keqinformimit të lidhur me koronavirusin e ri, duke përhapur përmbajtje të besueshme dhe të saktë me ndihmën e një rrjeti vullnetarësh.

02:57
SHBA/ Këtë verë fillon testimi i vaksinës në 30 mijë vullnetarë

Vaksina ndaj koronavirusit do të hyjë këtë verë në fazën e testimit masiv tek njerëzit.

02:28
SHBA, Ratcliffe në postin e drejtorit të ri të inteligjencës kombëtare

Një nga përkrahësit më të zëshëm të Presidentit Donald Trump, u miratua për postin e drejtuesit të komunitetit të zbulimit të Shteteve të Bashkuara, megjithë shqetësimet lidhur me përvojën e tij dhe përçarjen e thellë në votimin e konfirmimit në Senat. Senati e mbështeti kandidaturën e anëtarit të Kongresit nga Teksas, John Ratcliffe me 49 vota pro dhe 44 kundër, ndarë sipas përkatësisë partiake dhe nën kundërshtimet e ashpra të demokratëve.

02:12
Trump në Miçigan, viziton fabrikën e Ford

Presidenti amerikan Donald Trump shkon sot në shtetin politikisht të lëkundur të Miçiganit për të vizituar një uzinë Ford në klimën e tensioneve me guvernatoren demokrate të këtij shteti dhe mosmarrëveshjeve se sa shpejt duhet hapur vendi pas mbylljes për shkak të koronavirusit.

01:56
SHBA, arrin në 38.6 milionë numri i aplikimeve për përfitimet e papunësisë

Bizneset në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë filluar të rihapen, por 2.4 milionë njerëz të tjerë aplikuan javën e kaluar për të marrë përfitimet e papunësisë, njoftoi të enjten Departamenti i Punës, pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të dëmtojë ekonominë më të madhe në botë.

01:34
Ka rrezik/ Një e katërta e amerikanëve, nuk e duan vaksinën

Një e katërta e amerikanëve janë pak ose aspak të interesuar për të bërë vaksinën e koronavirusit, zbulon një sondazh i kryer nga Reuters/Ipsos. Disa nga të anketuarit shprehin shqetësimin se ritmi rekord me të cilin po zhvillohen vaksinat mund të rrezikojë sigurinë e tyre.

01:11
Kërkoi hetim për koronavirusin, Kina hakmerret me Australinë

Kina i lëshoi Australisë një tjetër paralajmërim për kontrolle të reja mbi hekurin Australian, në një përshkallëzim të mosmarrëvshjeve tregtare mes dy vendeve të cilat janë ashpëruar së tepërmi nga kriza e koronavirusit.

00:50
OBSH flet për valën e dytë të infektimeve: Europa goditet në dimër, mos festoni

“Vala e dytë e koronavirusit, akoma më e fortë se e para, do të godasë Europën në dimër” paralajmëruan ekspertë të OBSH-së, të cilët shprehin shqetësimin se Covid-19 do të koinçidojë atëherë me shpërthimin e sëmundjeve të tjera infektive.

00:43
Marrëveshje për të vrarë drejtësinë? Deklarata e fortë e Yuri Kim: Shpresoj mos jetë e vërtetë. Reagon Rama dhe Basha

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim bëri një reagim të fortë në Tëitter mbrëmjen e së enjtes dhe shprehu nje shqetësim publik për fatin e reformës në drejtësi. “Shpresoj se fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”, deklaroi ambasadorja, ndërsa nuk specifikohen zërat të cilave i referohet ky reagim. “Reforma është e dhimbshme e ngadaltë, jo perfekte, por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë”, deklaroi Yuri Kim, e cila këto ditë ka qenë e angazhuar në takime të njëpasnjëshme me aktorët kyç të politikës në vend.

00:25
Ku ishe kur nisi shembja e teatrit? Plas debati në Open mes Kryemadhit dhe gazetarëve

Në pjesën e dytë në Open në Top Channel u diskutua për shembjen e Teatrit Kombëtar ku e ftuar ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

00:02
Murrizi në Open: Tre partitë kryesore nuk janë të interesuar për ndryshimin e sistemit

Nën-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi i ftuar në Open në Top Channel foli me tone të ashpra ndaj sistemit aktual zgjedhor.

E enjte, 21 Maj 2020
23:37
Kryemadhi në Open: Jemi pro ndryshimit të sistemit, ja kushti

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ftuar në Open në Top Channel ku foli për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kryemadhi u shpreh e hapur për ndryshimin e sistemit.

23:02
Kryemadhi: Të bëjmë një koalicion qytetar kundër Edi Ramës

Monika Kryemadhi në emisionin Open në Top Channel u shpreh se duhet të bëhet koalicion qytetar kundër Ramës.

22:55
“A jeni ftohur me Bashën?” Kryemadhi: Jemi dy tipa të kundërt, unë vrapoj më shpejt…

Kryetarja e LSI ka folur në emisionin “Open” në Top Channel rreth koalicioni opozitar duke thënë se PD dhe LSI kanë një objektiv të përbashkët.

22:51
Ekskluzive/ Top Channel zbulon e-mailin e ambasadores Yuri Kim për sistemin danez

Prej ditës qarkun lajmi se ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë një sugjerim për tu marrë në konsideratë nga Këshilli Politik i reformës zgjedhore sistemi elektoral danez.

22:39
Kryemadhi: Me prishjen e teatrit Rama ra në kurth, varrosi Edi Ramën, teatri do të ngrihet aty ku ishte

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se me prishjen e teatrit Rama ra në kurth, varrosi Edi Ramën, teatri do të ngrihet aty ku ishte.

22:34
A do ja hash veshin Edi Ramës? Kryemadhi: Mos u çudisni, se jam…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

22:19
‘Nuk besoj te reforma në drejtësi’, Kryemadhi: E kapur nga Rama dhe krimi, ambasadorja amerikane është e qartë…

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me fjalët që qarkullojnë për disa palë që duan ta sabotojnë Reformën në Drejtësi, tha se kjo është e vërtetë, dhe se LSI ka kohë që e ligjëron një gjë të tillë.

22:16
‘Ambasadorët u njohën me platformën tonë’, Kryemadhi: Ja çfarë u diskutua në takimin e opozitës me presidentin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke folur në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth takimit të opozitës me Presidentin.

22:09
Zbulohet dilema, ja kush e kishte dezhurnin natën që u shemb teatri

Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjell debate të forta në emisionin “Open” në Top Channel, mes kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe opinionistëve në panel.

22:04
Futbollistët në karantinë/ Të mbyllur në Kosovë me gjithë trajnerin

Situata me Covid-19 është drejt qetësimit në një farë mënyre dhe në shumë vende të Europës ka rifilluar stërvitja, ka filluar kampionati në Bundesligën Gjermane.

22:00
Petrit Vasili në Top Talk: për Reformën Zgjedhore nuk kemi arbitër ODIHR-in. Ka vetëm rol këshillues

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili. Në studio u fol për tryezën e bisedimeve të reformës zgjedhore, pjesë e së cilës është dhe Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së. Gjatë fjalës së tij, Vasili theksoi se roli i OSBE ODIHR-it në këtë proces është këshillues, ndërsa vendimet do të merren me konsensusin e të gjitha palëve të përfshira

21:57
Skandali i favorizimeve, kryeministri Johnson nuk do të hetohet për lidhjet me Jennifer Arcuri

Një grup mbikqyrës i policisë britanike vendosi sot se kryeminsitri Boris Johnson nuk do të përballet me hetim kriminal për favore të veçanta ndaj një biznesmeneje amerikane gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Londrës.

21:37
Gratë shtypen për vdekje në Sri Lanka gjatë shpërndarjes së ndihmës për Ramazan

Tre gra janë shtypur për vdekje nga turma gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore në kryeqytetin e Sri Lanka-s, Colombo nga dëshpërimi i popullsisë pas shkatërrimit të ekonomisë nga masat e koronavirusit.

21:28
Kunat me Loredanën, reperi ka dy fjalë për marrëdhënien e tyre!

Këngëtari i njohur Gent Fatali ishte pjesë e “Ftesë në 5” përmes një lidhje Skype, nga ku për herë të parë pranoi lidhjen me Rozafën, motrën e Loredanës.