Pirgjet me inerte në autostrada/ Fier, grumbujt e materialeve nuk hidhen vetëm atje ku ka mbrojtëse

22/05/2020 13:53

Hyrjet e autostradave janë të mbushura me pirgje inertesh në Fier.

Përpara se të udhëtojnë në autostradën Fier-Lushnje, drejtuesit e mjeteve duhet të përballen me mbetjet e materialeve të ndërtimit. Edhe në rrethrrotullimin e dyfishtë në Levan ka mbetje të grumbulluara nga kompania që po nderton by-pass-in e Fierit.

Ndersa në rrugen e vjetër Fier-Vlorë, këto mbetje janë copa asfalti të rrugës së Pishporos, e cila u dëmtua nga përmbyja e lumit Vjosë, dy vjet më parë.

Në qarkun e Fierit, pirgje të tilla nuk gjen në rrugën Levan-Vlorë apo Levan-Tepelenë, ku mbrojtëset anësore duket se e kanë kursyer rrugën nga kjo barrë e rëndë mjedisore. përjashtim bëjnë edhe tokat pergjate autostradave që janë ngastra bujqësore në pronësi të fermerëve të zonave përreth.

Top Channel