Propozimi amerikan për reformën/ Kim: Merrni në konsideratë sistemin hibrid danez

22/05/2020 13:58

Prej ditësh qarkullon lajmi se ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë një sugjerim për t’u marrë në konsideratë nga Këshilli Politik i ReformësZzgjedhore sistemi elektoral danez.

Top Channel ka parë këtë e-mail të ambasadores Kim, përmes të cilit ajo përcjell këtë mesazh që ata të marrin pse jo në konsideratë sistemin elektoral danez. Ambasadorja Kim në këtë email thotë:

“Unë e kuptoj se keni bërë progres të mirë por nuk ka mbaruar debati për sa i përket listave të hapura apo atyre të mbyllura. E ndërkohë që ju jeni duke marrë në konsideratë opsionet unë doja t’ju pyes nëse e keni parë edhe mundësinë e një sistemi hibrid. Një shembull që më vjen në mëndje është ai i Danimarkës që ka një sistem hibrid me lista të korrektuara sipas metodës D’Hondt. Unë nuk jam një eksperte në çdo imagjinatë të mundshme por do të doja t’ju kërkoja ta merrnit në konsideratë këtë opsion si një i tillë që mund të jetë i realizueshëm drejt kompromisit. Mbase mund ta konsultoni këtë mundësi me ekspertët e OSBE-ODIHR”.

Ekzistencën e kësaj qasjeje amerikane për reformën zgjedhore e kanë pranuar republikani Fatmir Mediu dhe demokratja Rudina Hajdani. Ndërkohë PD dhe PS nuk kanë bërë asnjë koment për këtë sugjerim të ambasadores amerikane.

Top Channel