“Unë jam ballëlartë në këtë histori”/ Meta: BE të bëjë hetim për reformën në Drejtësi

22/05/2020 12:35

Presidenti Ilir Meta i pyetur për deklaratën e fundit të ambasadores Yuri Kim për zbatimin e reformave dhe lojërat e mundshme apo pazaret tha se:

“Ambasadorja ka shumë të drejtë unë e kam thënë dhe më parë, mjaft me lojëra, shikoni kushtet nga BE, që nga 2016 e deri tani. Shqetësmi është i drejtë, sepse palët kanë luajtur me këto çështje, por presidenti është kreu i shtetit, nuk merret me këto.

Gjithçka e bërë nga presidenti ka qenë në përputhje e mirëdokumentuar. Kam kërkuar bashkëpunim nga të gjithë, tani ju i dini lojërat që janë bërë. Por unë jam i gatshëm të ballafaqohen të gjithë aktorët që të shihet se kush ka bërë lojëra me reformat.

Këto pikat që iu thashë i dinë të gjithë ambasadorët. Maskat e refomës kanë rënë me kohë pavarësisht pandemisë. Unë do e diskutoj këtë se dje harrova, jam i gatshëm t’i kërkoj BE hetim për reformën në drejtësi, Si kanë qenë ligjet dhe si janë zbatuar. Unë jam ballëlartë në këtë histori. Përgjegjësinë ta mbajnë ata që bëjnë lojëra në kurriz të shqiptarëve”, tha Meta.

Top Channel