Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vetëkarantinimin, pranga 26-vjeçarit

22/05/2020 09:39

Kundërshtoi punonjësit e Policisë, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe urdhrin për t’u vetëkarantinuar, arrestohet 26-vjeçari.

Një 26-vjeçar që në kuadër të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga IEVP Rrogozhinë është vendosur që dënimin e mbetur ta kryente në shtëpi, duke u vetëkarantinuar, ka thyer masën e sigurisë.

Pas konstatimit se ky shtetas ndodhej jashtë ambienteve të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vetëkarantinimin, është shoqëruar në ambientet e Policisë nga shërbimet e Policisë, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Top Channel