Video/ Rama në Bubq: Më 20 qershor nis puna! Ndryshim rrënjësor i jetës së banorëve

22/05/2020 13:45

Kryeministri Edi Rama ishte në Bubq bashkë me ministrin Arben Ahmetaj dhe ministren Elva Margariti, ku në fillim korriku do çelet kantieri i rindërtimit.

“Nga data 20 qershor, Bubqi do të kthehet në kantier ndërtimi”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë Rama u tha banorëve se: “Në Bubq dot’i ndërtojmë të gjitha shtëpitë, kini durim”.

“Në Bubq do fillojë puna me një plan të ri zhvillimi për një qendër administrative e komunitare, ku shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit, do të bëjnë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njërëzve”, tha Rama.

Top Channel