Çfarë do bëjë kur të mos jetë më president? Meta: Nuk do krijoj parti, por..

22/05/2020 13:00

Çfarë do bëjë kur të mos jetë më president Ilir Meta? Kjo ishte një nga pyetjet që kreu i shtetit u pyet në konferencën për shtyp.

Meta sqaroi se mbasi ai të përfundojë mandatin si president nuk ka ndërmend të krijojë një parti.

“Meta është këtu si president i vendit deri më 24 korrik 2022, dhe s’ka nevojë të mbështesë asnjë parti. Po ua them nuk do bëj parti, por ama do mbështes çdo lëvizje qytetare.Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fillon reformen dhe me zgjedhje të lira e të ndershme, janë të gjithë të mirëpritur se diktatura ka trokitur e mos e merrni me shkaka të gjithë duhet të zgjohen e të mbrojnë të drejtat e tyre”, deklaroi Meta.

Top Channel