Dinastia, sonte episodi 3 dhe 4 në orën 21:00 në Top Channel

22/05/2020 11:42

Dinastia është seriali më i ri në Top Channel që ka nisur të premten e kaluar me dy seritë e para.

Ndërkohë sonte ora 21:00 do të ndiqni seritë 3 dhe 4.

Çfarë ndodhi në dy episodet e kaluara

Fallon, një vajzë e re ambicioze, bijë e një prej njerëzve më të pasur, papritur bëhet me njerkë. E vendosur për të mos e lëshuar vendin si gruaja më e rëndësishme e kompanisë, Fallon e kthen njerkën në një rivale të ashpër.

Një aksident i papritur që shkakton vdekjen e ish të dashurit të njerkës së Fallon bën që e gjithë familja të jetë e dyshuar për vrasje. Bllejk bën një mbledhje familjare, por secili nga fëmiijët e tij duket se ka plane më vete.

Çfarën ndodh në episodet 3 dhe 4

Stiven duhet të përballet me akuza shumë të rënda, si i dyshuari kryesor për vrasje. Bllejk bëhet papritur rival i vajzës së tij, e cila nuk ngurron ta sfidojë. Ndërkohë, Kristal duhet të përballet me të shkuarën e saj.

Pas rrëmbimit, Kristal e kënaq Bllejkun me një fundjavë në pyll. Fallon përpiqet të bëjë një marrëveshje tepër të rëndësishme, ndërsa Stiveni duhet të përballet me pasojat e ndotjes së reputacionit.

Top Channel