Cilët janë ata që po bëjnë marrëveshje kundër reformës? Meta: Maskat kanë rënë. Të jeni të sigurt se ambasadorja nuk…

22/05/2020 12:45

I pyetur për emra konkret se kush janë ata që po bëjnë lojëra me reformat nëvend, pas deklaratës së bujshme të ambasadores Yuri Kim, presidenti Ilir Meta përjashtoi veten.

“Unë nuk marrë përsipër të komentoj deklaratat e ambasores, por të jesh i sigurt se nuk e ka pasur për mua. Unë Kim e kam takuar më shumë se çdo ambasador tjetër amerikan në Shqipëria, se nuk lajmëroj për çdo takim sic bëjnë disa. Unë nuk kam ndërhyrë asnjëherë për zgjedhjet në Amerikë dhe askund tjetër, nuk merrem me këto lojëra, po ju them që kjo është platforma, dhe ia kam dorëzuar ambasadores.

Dhe e vetmja gjë iu thashë, ishte mbledhja e sigurisë, që po ua them tani, që gjërat bëheshin tjetër për tjetër nga ajo cfarë binim dakord aty. Tani le t’i lëmë gallatat.

Tani ky (Rama) pse nuk angazhohet, që të rivendoset shteti së drejtës, ai kërkon të pushtojë gjithë territorin e vendit. Po ju them Ilir Meta nuk bën lojëra, asnjëherë, as për integrimin e vendit”, tha Meta.

vijon…

Top Channel