Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 21ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 29ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 11ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 21ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe botës.

Top Channel