Kina me ligj të ri/ “Shtrëngon” lakun për Hong Kongun

22/05/2020 14:33

Partia komuniste në Kinë ka vënë në lëvizje një ligj të diskutueshëm për sigurinë kombëtare në Hong Kong, një lëvizje që konsiderohet si një shtrëngim i konsiderueshëm i lirive të qytetit.

Ligji ndalon tradhëtinë, ndarjen, subversionin dhe mund të anashkalojë ligjvënësit e Hong Kongut. Kritikët thonë se Kina po shkel premtimin për të lejuar për qytetarët e Hong Kongut liri që nuk shihen në rajonet e tjera të vendit. Dhe e gjithë kjo, ka gjasa të ndezë zemërimin publik dhe mund të shkaktojë protesta të reja dhe kërkesa për reforma demokratike.

Plani u prezantua në kongresin e përvitshëm të popullit që zakonisht vulos vendimet e marra ndërkohë nga lidershipi komunist, por që mbetet sidoqoftë eventi më i rëndësishëm politik i vitit. Hong Kongu, një rajon gjysmë autonom dhe një fuqi ekonomike, duhej të përballej me ligje të tilla pas dorëzimit të kontrollit nga britanikët te kinezët në 1997.

Pas valës së protestave të vitit të kaluar, Pekini tani po përpiqet ta cojë atë në këtë drejtim duke argumentuar se masat e detyrueshme të bazuara te ligji duhen marrë për të parandaluar, ndaluar dhe ndëshkuar protesta të tilla në të ardhmen. Qeveria e Hong Kongut tha të premten se do të bashkëpunonte me Pekinin për të vënë në jetë ligjin duke shtuar se ai nuk do të prekte liritë e qytetit.

Top Channel