E enjte, 24 Shtator 2020
14:09
Qëllon ndaj policisë dhe plagos dy kalimtarë, ky është “gangsteri” 71-vjeçar në Elbasan

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

14:07
Pamjet nga vendi i ngjarjes/ I armatosuri vijon të qëllojë ndaj policisë, RENEA mbërrin në zonë

ELBASAN- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë. Mësohet se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të policisë por për pasojë, plumbat kanë kapur dy kalimtarë të rastit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

14:05
Megan ne politikë…/ Trump: Nuk jam fans i saj, i uroj shumë fat princit Harry

Pasi është çliruar nga titujt mbretërorë, ka kthyer sytë nga politika. E vendosur tani në SHBA, Meghan Markle hedh pas shpine kurorën angleze dhe i drejton sytë nga Shtëpia e Bardhë.

14:02
Momente sikleti në dasmë/ 16 fotografi, më të vërteta se kurrë!

Në fotografitë e Ian Weldon-it nuk ka vend për “hipokrizi”. Harrojini fotografitë e mirëkuruara dhe bëhuni gati të shihni atë çka ndodh vërtet gjatë një ceremonie martesore.

14:01
Pastrim parash/ Banka gjobitet me rreth 1 miliardë $, ka thyer ligjin 23 milionë herë

Westpac, një prej bankave më të mëdha të Australisë, ka rënë dakord që të paguajë një gjobë prej rreth 1 miliardë dollarësh pasi akuzohet se ka lejuar sistematikisht që përmes saj të pastrohen para që buronin nga aktivitete të paligjshme.

14:00
“Do nxjerr provat”/ Trondit virologia kineze: OBSH bashkëpunon me Kinën, COVID u krijua në laborator

“Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të lëshuar nga një laborator”. Është kjo deklarata e fortë e bërë nga virologia kineze, Li-Meng Yan, e cila e drejton gishtin nga Kina për këtë pandemi globale.

13:54
Të kapura në momentin perfekt/ Foto që meritojnë medalje!

Ajo çka në dukje nis si një shkrepje e zakonshme e aparatit fotografik apo celularit përfundon në një kryevepër të vërtetë.

13:52
Njerëzit që janë turpëruar para të gjithëve, 10 fotot që kanë çmendur rrjetin

Bota moderne ka një marrëdhënie të çuditshme dhe të ngushtë me rrjetet sociale. Një pjesë e mirë e gjërave që ndodhin fillimisht postohen aty dhe më pas shpërndahet masivisht edhe në media.

13:48
Fitness në moshë te thyer, njihuni me gjyshen 70-vjeçare më në formë! (FOTO)

Chen Jifang shkon në palestër çdo ditë, dhe qëndron atje për të paktën dy orë, e këtë e provon edhe fiziku i saj.

13:40
Plas arma në Elbasan! 71-vjeçari qëllon mbi policinë! Plagosen dy kalimtarë…

ELBASAN- Qyteti i Elbasanit është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

13:38
Prodhuesit e makinave padisin Trump për taksat mbi Kinën

Prodhues të mëdhenj makinash janë duke paditur Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për taksat e importit që ka vendosur mbi pjesët kineze.

13:34
Kultivim kanabisi, arrestohen 2 persona në Vlorë

Dy shtetas ranë në pranga në Vlorë për kultivim të kanabisit.

13:32
Pjesëmarrje në grup terrorist/ OFL në Krujë e në Divjakë! Kush janë 5 personat që duhet të justifikojnë pasurinë, mes tyre dy gra

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 5 personave të cilët kanë të shkuar kriminale.

13:28
Trafikoi drogë në Kosovë/ Arrestohet 48-vjeçari nga Mirdita, i shpallur në kërkim (EMRI)

Ka rënë në pranga një 48-vjeçar nga Mirdita, i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

13:20
Rindërtimi i Kasharit/ Ringrihen dy shtëpitë e para të shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit

Rindërtimi i banesave individuale të qytetarëve që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 Nëntorit po vijon me ritme të avancuara edhe në zonën e Kasharit, në kryeqytet.

13:17
Policia sekuestron 324 mijë prezervativë të përdorur/ Vietnam, paketoheshin sërish dhe shiteshin si të rinj

324 mijë prezervativë të përdorur janë sekuestruar nga policia vietnameze, të cilët pas pastrimit janë shitur sërish.

13:09
Sozia e Selena Gomez: Ja çfarë do të bëj nëse kam sukses…

Lynda Merdji i ka qëllimet e qarta! Bukuroshja algjeriane, e cila mori famë për shkak të ngjashmërisë së saj të frikshme me Selena Gomez, ka zbuluar për Top Channel dëshirën e saj më të madhe.

13:07
​Hoti arsyeton shtyrjen e mbledhjes së dy qeverive shqiptare: Agjendën e qeverisë e caktoj vetëm unë

Pas njoftimit mbrëmë se mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri është shtyrë për javën e parë të tetorit për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk ka ndonjë arsye tjetër për këtë vendim dhe se agjendën e qeverisë e cakton vetëm ai.

13:01
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Mblidhet grupi i punës, diskutojnë propozimet e mbërritura në kuvend

Gjatë mëngjesit të kësaj të enjteje është zhvilluar mbledhja e grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

13:01
Produktet bio ushqejnë organizmin – Si të zgjidhni të duhurat

Diskutimi mbi ushqimin bio (biologjik) po fiton rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë.

12:58
‘Nëse nuk miratohet, bojkotojmë’/ Drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Pragu elektoral të jetë 1%…

Zbardhet drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

12:53
Presidenti Meta takim me Sorecën dhe ambasadorët e tjerë të BE

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre edhe kreu i delegacionit te BE, Luigi Soreca.

12:49
“Koreja e Veriut vrau dhe dogji trupin e zyrtarit të zhdukur koreanojugor”

Një zyrtar i Koresë së Jugut i zhdukur u qëllua për vdekje nga Koreja e Veriut dhe trupi i tij u dogj, deklaroi sot Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

12:49
Tropojë/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortës, arrestohet 33 vjeçari

Pas arrestimit të një personi që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes në Berat, një tjetër person është arrestuar në Tropojë për të njëjtin veprim gjatë ditës së sotme(24.09.2020).

12:45
Prokuroria e Specializuar kryen arrestimin e parë në Kosovë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, tha të enjten se është arrestuar Sali Mustafa, në bazë të një urdhër arresti të saj dhe akuzës së konfirmuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të Gjykatës së Posaçme.

12:42
Shefi i shëndetësisë në Afrikë përgëzon kontinentin për menaxhim të Covid-19

Udhëheqësi i Qendrave të Afrikës për Kontrollin e Sëmundjeve, John Nkengasong, ka përshëndetur shtetet afrikane për menaxhim të shkallës së përhapjes së koronavirusit të ri.

12:41
Pas stuhive, nxirret një krijesë misterioze në Meksikë (Video)

Punëtorët që pastronin sistemin kullues nëntokësorë në Meksiko u tronditën kur zbuluan një krijesë gjigante në tunelet e ujërave të zeza.

12:37
“Trump nuk është ndërmjetës i ndershëm midis botës arabe dhe Izraelit”

Ish-kreu i inteligjencës së Arabisë Saudite, princi Turki al-Faisal ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk është një ndërmjetës i ndershëm midis botës arabe dhe Izraelit.

12:31
Cakaj merr pjesë në CEI: Shqipëria punë përmbajtësore për forcimin e bashkëpunimit rajonal

Sot u zhvillua mbledhja e fundit e nivelit të lartë e Nismës së Evropës Qendrore për vitin 2020, në të cilën mori pjesë edhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj

12:30
Tjetër arritje për Arilena Arën, zgjidhet si një nga 8 vajzat më me influencë në botë për “Milan Fashion Week”

Si çdo vit do të mbahet eventi i rëndësishëm i “Milan Fashion Week”, i cili kësaj radhe i është lënë në dorë stilistes së famshme kineze, Sara Wong.

12:28
Europa League, sot në fushë Shkëndija dhe Drita

Futbolli i trojeve shqiptare vazhdon të ketë përfaqësuesuesit e tij në raundin e tretë të Europa League.

12:28
Kryeministri Trudeau: Kanadaja është në valën e dytë të pandemisë Covid-19

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau tha se vendi i tij është në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

12:26
Suarez lë Barcelonën, kalon zyrtarisht tek Atletico Madrid

Luis Suarez  i thotë zyrtarisht lamtumirë Barcelonës. Sulmuesi uruguajan që është në mes të një hetimi për cështjen e testimit të gjuhës italiane, arriti që të zgjidhë problemin e së ardhmes sportive të tij teksa në sezonin e ri ai do të vihet nën urdhrat e Diego Pablo Simeones te Atletico Madrid.

12:19
Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, identifikohet një person i dyshimtë! Kamerat e kapën teksa…

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me tritol ndaj Preng Gjinit më 15 shtator të këtij viti.

12:18
Meta rishpall për herë të tretë thirrjet për Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka rishpallur për herë të tretë thirrjet për plotësimin e e vendit vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit përpara kohës të mandatit të ish gjyqtarit Besnik Imeraj.

12:15
Maqedonishtja s’ekziston! Sofja, bllokadë Shkupit për në BE

Një mosmarrëveshje historike e ndezur midis dy vendeve fqinje në Ballkan është duke u bërë një çështje për Brukselin, sepse negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti.

12:11
“I thashë PO”/ Mark Frroku propozon Rudina Dembacajn për martesë

Ish-deputeti Mark Frroku ka propozuar për martesë partneren e tij, moderatoren Rudina Dembacaj, lajm ky i bërë me dije nga vetë kjo e fundit.

12:10
Protestat e dhunshme në SHBA, plagosen dy oficerë policie

Dy oficerë policie janë qëlluar në mesin e protestave të mëdha në qytetin amerikan të Luisvillit, pasi juria në një gjykatë vendosi se asnjë polic nuk do të përballej me akuza për vrasjen e një gruaje afro amerikane, të paarmatosur, Breonna Taylor.

12:05
Asosacioni, Hoti: Kjo temë është mbyllur, nuk e hapim sërish

“Sa i përket Asociacionit, kjo temë nuk diskutohet sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013, kjo nuk është temë që do të hapet në procesin e dialogut, nuk e di a do të mbahet takimi i radhës në Bruksel”, ka thënë kryeministri Avdullah Hoti.

12:01
Manastirliu pas takimit me mjekët: Jemi në anën e së njëjtës ‘llogore’…

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas takimit me një përfaqësi të sindikatës së mjekëve tha se kërkesat e tyre do të shqyrtohen në grupe teknike dhe se urat e komunikimit janë të konsoliduara prej kohës.

11:59
Takim në Stamboll/ Turqia e Greqia, gati për dialog

Presidenca turke ishte e para, që pranoi se palët kanë rënë dakord që të bisedojnë për shpimet dhe kërkimet e gazit në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

11:58
Operacioni ” Perimetri”/ Po transportonin 4 emigrantë, arrestohen 2 persona

2 shtetas ka rënë në pranga në kuadër të operacionit “ Perimetri” nga Policia e Korçës.

11:57
Bashkia i ndihmoi me bursat e studimit, Veliaj takon dy fëmijët e Ziver Veizit të vrarë në protestën e 21 Janarit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka takuar fëmijët e Ziver Veizit, një prej katër protestuesve të vrarë në protestën paqësore të Partisë Socialiste para kryeministrisë në 21 janar 2011.

11:54
Rritet bilanci i Covid-19, mbi 975 mijë viktima në botë

Bilanci i viktimave të koronavirusit në nivel global, ka kapërcyer tashmë 975 mijë.

11:47
Hajdari: Listat të hapen 100%, dorëzojmë draftin e firmosur në Kuvend! Nëse nuk miratohet, të gatshëm të bojkotojmë…

Deputetja Rudina Hajdari ka thënë se opozita po përgatit një draft ku kërkon hapjen 100% të listave. Sipas saj në këtë draft janë integruar të gjitha kërkesat e tyre si dhe janë shtuar kërkesa të tjera.

11:44
Debati për listat dhe koalicionet, Kim: Çdo propozim pas marrëveshjes së 5 qershorit duhet të jetë me mirëbesim!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter lidhur me debatet që ka përfshirë politikën për listat dhe koalicionet.

11:44
E papritur! Propozimi për martesë shkon ters, çiklisti përplas fotografen (VIDEO)

Incident gjatë propozimit për martesë; një situatë e tillë e sikletshme ndodhi në New York, saktësisht mbi urën e Brooklyn-it.

11:43
IKMT nis prishjet në gjurmën e lotit II të Unazës së Madhe

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e pesë objekteve pranë fushës së helikopterëve, Farkë.

11:42
“Partia Komuniste…”/ Ruçi përjashton nga salla e Kuvendit, deputetin Adriatik Alimadhi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga salla deputetin Adriatik Alimadhi . Debatet mes Ruçit dhe Alimadhin lindën as akuzave që ky i fundit hodhi ndaj Partisë Socialiste duke thënë se ka ndryshuar vetëm emrin dhe në fakt quhet partia komuniste.

11:38
Prodhues të makinave padisin Qeverinë e SHBA-së për taksat ndaj Kinës

Prodhues të mëdhenj makinash janë duke paditur Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për taksat e importit që ka vendosur mbi pjesët kineze.

11:34
Brukseli e Uashingtoni: Betimi i Lukashenkos, ilegjitim

“Betimi i Aleksandër Lukashenkos, si president i Bjellorusisë, nuk është legjitim”.

11:30
Mark Ellis: Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Haga mund ta rrezikojë punën e gjykatës

“Mendoj se është një krizë e vërtetë” , me këto fjalë e komenton rrjedhjen e pretenduar të dokumenteve nga Prokuroria e Specializuar në Hagë Dr. Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, dhe ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare.

11:30
FOTO/ Japonia ndërton robotin gjigant, peshon 24 tonë dhe është 18 metra i gjatë

Një robot gjigant, i bazuar në një karakter nga një seri klasike e animuar, është testuar në qytetin japonez Yokohama.

11:26
Ruçi: Të zbatohet me rigorozitet vendimi i Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Në përgjigje të shqetësimit te deputetit Korab Lita, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kërkon përshpejtimin e punës se grupit që po punon për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor.

11:25
Gramsh/ Po transportonte 6 emigrantë sirianë, arrestohet një polic burgjesh

2 persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme (24.09.2020) nga Policia e Gramshit.

11:20
Fauci në listën e “Time”, ndër njerëzit më me shumë ndikim

Kur Covidi u bë një emergjencë, miliona njerëz dinin kujt ti drejtoheshin: doktorit Antony Fauci.

11:18
Afro 20 mijë viktima/ Koronavirusi, si është situata në Rusi

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi është rritur në 1.128.836, ndërsa bilanci i viktimave në 19.948.

11:17
‘4 kërkesat u panë të drejta…’/ Protesta e mjekëve, reagon Manastirliu: Qeveria vullnet për të përmbushur pikat…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrilu është shprehur se gjatë javë tjetër do të fillojnë takimet me përfaqësues të mjekëve për dhënien zgjidhje për 4 pikat që ata kërkojnë.

11:10
Flet avokati i pedagogut të arrestuar: Dinos nuk i është gjetur asnjë kartëmonedhë në euro, ishtë në përgjim prej 1 muaji

Pas arrestimit të pedagogut të Universitetit të Korçës, Alket Dino i cili akuzohet për rryfshet ka folur edhe avokati i tij mbrojtës Nevzat Tarelli i cili është shprehur se pedagogu Dino nuk ka lidhje me rastin e korrupsionit pasi rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe se pedagogu nuk ka asnjë mundësi që të ndërhyjë në sistem për të ndryshuar notën.

11:07
Hajdari akuza Ramës për Listat e Hapura: Mashtrim i madh…

Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për sa i përket listave të hapura.

11:05
‘Mbaje gojën…’/ Spiropali i kundërpërgjigjet ashpër Rudina Hajdarit: Nuk ke dalë nga vota por nga lista e PD-së…

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali duke iu përgjigjur Rudina Hajdarit i ka kërkuar që të bëjë kujdes me deklarata që lëshon. Spiropali më tej ka shtuar se Hajdari nuk ka dalë nga vota e popullit por nga listat e PD-së.

11:02
Mbyllet protesta e mjekëve në QSUT! Një përfaqësi në kryeministri, në takim Manastirliu dhe Joti

Mbyllet protesta e bluzave të bardha në QSUT!

10:54
Halit Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politikë

Në seancën e ditës së sotme të parlamentit të Shqipërisë, deputeti Halit Valteri deklaroi në fjalën e tij se shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politike, duke bërë thirrje për “disiplinim të Damian Gjiknurit”.

10:52
Deputeti i opozitës: Të mos humbasim kohë për Kodin Zgjedhor! Ruçi porosit Ballën: Kjo javë…

Deputeti i opozitës Korab Lita, në fjalën e tij gjatë seancës së sotme në Kuvend ngriti një shqetësim sa i takon diskutimeve për Kodin Zgjedhor, për të cilin maxhoranca ka vendosur që të arrihet një konsensus deri më 30 shtator.

10:51
Merr fund skandali gjyqësor i Loredanës, mes saj dhe çiftit zviceran tashmë mbizotëron paqja

Pas rikthimit të bujshëm në Instagram me publikimin e albumit të ri muzikor “Medusa”, Loredana na jep një tjetër lajm të mirë.

10:50
Trump nuk thotë se do ta transferojë paqësisht pushtetin nëse humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, refuzoi të thotë se do ta transferojë paqësisht pushtetin nëse i humb zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

10:43
Niseni ditën mbarë, këto janë ushqimet që duhet të konsumoni në mëngjes para aktivitetit fizik

Ushtrimet janë thelbësore për mendjen dhe trupin tonë. Ne jemi gjithmonë të zënë gjatë ditës, kjo është arsyeja pse orët e para të mëngjesit janë një kohë e shkëlqyeshme për t’u kujdesur për veten dhe për të ushtruar aktivitet fizik.

10:43
Mungoi në listën e qarkut Kukës, Flamur Noka do kandidojë në Tiranë

Nga publikimi i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit ra në sy mungesa e  ish deputetit te  Kukësit Flamur Noka.

10:43
Rikthehen mitikët Friends, por në variantin e ri

Për të gjithë të apasionuarit e komedisë së famshme “Friends”, ka një lajm te mire. Bëhet fjalë për një episod te tij që transmetohet me qëllim bamirësie.

10:40
​Legjenda e Barcelonës Suarez, i bashkohet Atletico Madridit

Barcelona ka konfirmuar se Luis Suarez i është bashkuar Atletico Madridit, pasi dy klubet arritën marrëveshje për transferimin e yllit nga Uruguaji.

10:35
Zelanda e Re lehtëson rregullat për maska

Maskat e fytyrës nuk janë më të detyrueshme në transportin publik, në pjesën më të madhe të Zelandës së Re, pasi numri i rasteve me koronavirus vazhdon e bie.

10:33
Plane të reja për sistemin e azilit në BE

Për katër muaj duhet të arrihet ajo që nuk ka funksionuar katër vitet e fundit: Komisioni i BE paraqet plane ambicioze për një sistem të ri azili – shqyrtim paraprak në kufijtë e jashtëm dhe jo kuota shpërndarjeje.

10:31
Përndiqte bashkëshorten e tij, arrestohet 41 vjeçari

Një shtetas është arrestuar  mëngjesin e së enjtes (24.09.2020) nga Policia e Beratit.

10:29
Meta kundër ndërtimit të HEC-eve në Vjosë: Nuk ka degë lumi që nuk është në proces…

Presidenti, Ilir Meta, gjatë takimit në tryezën e rrumbullakët për të ardhmen e Vjosës, me temë “Digat në Parkun Kombëtar”, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ndërtimin pa kriter të hidrocentraleve në Shqipëri.

10:27
Durrësi sot pa ujë, OST ndërpret energjinë elektrike në dy stacionet e pompimit

Ujësjellësi i Kanalizimeve në Durrës njofton se ditën e sotme qyteti do të ketë probleme me furnizimin me ujë.

10:21
Ushtroi dhunë ndaj një 2 vjeçari në çerdhe, procedohet penalisht 61 vjeçari

Një person është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmijë.

10:20
Përdhunoi të dashurën, shpallet në kërkim 26-vjeçari nga Tirana

Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim për shkak se akuzohet se ka përdhunuar të dashurën e tij.

10:20
Kokainë, vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje përkatëse, nën pranga 5 persona

Pesë persona janë vënë nën prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

10:15
Theu masën ” Arrest me shtëpi”, arrestohet 34 vjeçari

Një person është arrestuar gjatë ditës së enjte nga Policia e Krujës.

10:13
Tiranë/ Dhunoi fizikisht vajzat dhe shkeli vendimin e Gjykatës, arrestohet 44-vjeçari. Dy persona të tjerë…

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë për dhunë në familje.

10:13
Vuçiç në Kombet e Bashkuara: Serbia nuk do të pranojë poshtërime në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sonte para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (Asambleja e Përgjithshme e KB) se Beogradi beson se dialogu do të jetë në gjendje të arrijë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, por se ai kurrë nuk do të pranojë poshtërimin.

10:09
Aksident i rëndë në Bulqizë, një i plagosur niset me urgjencë drejt Tiranës

Bulqizë – Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 09.30, në fshatin Okshatinë, Bulqizë.

10:06
Zgjedhjet e kandidatëve të PD/ Top Channel zbulon listën e Qarkut Kukës

KUKËS- Anëtarësia e Partisë Demokratike nis nesër votimin për kandidatët potencialë për deputetë.

10:05
Tiranë/ Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, arrestohet 24 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga një 24-vjeçar i cili ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

10:05
Bullgaria kërkon nga BE të mos njohë kombin dhe gjuhën maqedonase

Një mosmarrëveshje historike e ndezur midis dy vendeve fqinje në Ballkan është duke u bërë një çështje për Brukselin, sepse negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti.

09:58
Gigi Hadid dhe Zayn Malik, prindër për herë të parë, modelja sjell në jetë një vajzë

Ish-këngëtari i One Direction, Zain Malik dhe modelja amerikane Gigi Hadid, janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme dhe të bukur.

09:57
Gjyshja më seksi në botë feston 50-vjetorin, mahnit me format e saj për ditëlindje (FOTO)

Gjyshja më seksi në botë ka festuar sot 50-vjetorin e lindjes, me fansat që thonë se ajo duket sa gjysma e moshës që ka.

09:48
Arrestohet kosovari në Morinë, në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania

Një shtetas kosovar është arrestuar gjatë mëngjesit të së enjtes (24.09.2020) në pikën kufitare të Morinës.

09:46
Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga Covid-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.129 vdekje, në Brazil 869 ndërsa në Meksikë 601.

09:37
​Hera e tretë brenda një viti që Bullgaria dëbon spiun rusë që nën petkun e diplomatit kryenin aktivitete spiunazhi

Prokuroria bullgare ka shpallur non-grata diplomatet rusë, Sergei Nikolashin dhe Vladim Bikov.

09:35
Kosovë/ 1 mijë e 754 raste aktive me Covid-19

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para të të infektuarve ka shkuar në 15 mijë e 270.

09:32
Kina “zgjeron” kampet e paraburgimit në Ksinjiang

Rrjeti i qendrave të paraburgimit në rajonin Ksinjiang të Kinës është shumë më i gjerë sesa mendohej, zbulon një hulumtim i bërë nga një institut australian.

09:27
Trump nuk thotë se do ta transferojë paqësisht pushtetin nëse humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, refuzoi të thotë se do ta transferojë paqësisht pushtetin nëse i humb zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

09:24
BE refuzon ta njohë Lukashenkën si president të Bjellorusisë

Bashkimi Evropian refuzon ta njohë Alyaksandr Lukashenkën si president të Bjellorusisë, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

09:23
Kapen me 300€ e 50 mijë lekë/ Detajet mbi arrestimin e pedagogut Alket Dino dhe sekserit të tij për ryshfet…

Korçë- Policia ka reaguar lidhur me arrestimin e pedagogut të Shkencave Sociale në Universitetin ‘Fan Noli’, Alket Dino si dhe sekserit të tij Xhevi Dervishi.

09:03
Emri/ Ryshfet për të kaluar provimet, arrestohet pedagogu i fakultetit të Shkencave Sociale në Korçë

Korçë- Një pedagog i fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin ‘Fan Noli’ ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër si bashkëpunues me të.

08:58
Emri/ I dënuar me 4 vite burg për kultivim droge, ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari shqiptar

Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg, për kultivimin të bimëve narkotikëve.

08:53
Tërmeti gjatë natës, Ministria e Mbrojtjes: S’ka dëme apo të lënduar

Cërrik- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për tërmetin që lëkundi Shqipërinë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

08:29
Në arkivat polake zbulohen të dhëna për James Bond-in e vërtetë

Polakët u befasuan nga lajmi se një agjent britanik me emrin James Bond ishte në shërbimin sekret të Madhërisë së saj në Poloni në vitet 1960, i cili u botua në rrjetet e tij sociale nga Instituti polak i Kujtimit Kombëtar (IPN).

08:10
Në Libi rrëzohet avioni me mercenarët e lidhur me kompaninë ruse të sigurisë, Wagner

Ushtria e Libisë deklaroi se në rajonin Sukne u rrëzua një helikopter që transportonte mercenarët e lidhur me kompaninë ruse të sigurisë, Wagner.