Barcelona e këtij sezoni nuk di të fitojë jashtë “Camp Nout” (3 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore). Në sfidën e radhës në transfertë, “blaugranat” u mposhtën 2-1 nga skuadra modeste e Cadizit, duke krijuar një hendek edhe më të thellë me kreun e renditjes, që mbahet nga Atletico e Madridit me plot 12 pikë më shumë. Një sfidë për t’u harruar nga skuadra e Ronald Koemanit, që vazhdon të shfaqe probleme serioze si në shënimin e golit ashtu edhe në mbrojtje.

Golin e parë Barça e pësoi në minutën e 8-të, me Jimenez që shtyu drejt rrjetës topin mbi vijën fatale në zhvillimet e një këndoreje, duke i heq, në fakt, autorësinë e autogolit një futbollisti të katalanëve. Pas shumë përpjekjesh të dështuara “blaugranat” barazuan në minutën e 57-të me Jordi Alban, por më shumë se gol i mbrojtësit të Barçës ishte autogol i Alcalas.

Gabim i rëndë në bashkëpunim mes Lenglet dhe portierit ter Stegen në minutën e 63-të, duke I dhënë mundësi Negredos që të ndëshkonte Barçën për herë të dytë në këtë mbrëmje me një gol që do t’i jepte fitoren Cadizit, pasi në minutat e mbetura nuk pati më ndryshim rezultati.

Nga humbja e Barcelonës u gëzua edhe Atletico e Madridit, që bëri detyrën duke fituar 2-0 përballë Valladolidit me gola të Lemar dhe Llorentes.

Top Channel