Bayerni i Mynihut dhe Leipzigu dhurojnë spektakël në “Allianz Arena”, në duelin e kreut në javën e 10-të të Bundesligës, ku u shënuan plot 6 gola, por nuk pati fitues (3-3).

Arriti ta përmbyste disavantazhin për një moment skuadra e Hansi Flick në pjesën e parë, por sërish iu desh të rikuperonte një gol në fraksionin e dytë për të shmangur humbjen.

Golin e parë të sfidës e shënoi Nkunku në minutën e 19-të, por bavarezët u kundërpërgjigjën me dy gola të realizuar nga Musiala dhe Muller në minutat 30’ dhe 34’.

Në fund të pjesës së parë Leipzigu shënoi golin e dytë me Justin Kluvert, ndërsa sapo nisi fraksioni i dytë “Demat” morën për herë të dytë epërsinë falë golit të Forsberg. Për të shpëtuar Bayernin nga humbja mendoi sërish Muller në minutën e 75-të, i shërbyer nga Coman. Nuk ndryshon renditja pas javës së 10-të, me Bayernin që kryeson me 23 pikë, ndjek Leipzigu me 21 dhe Dortmundi me 19.

Top Channel