”Shiko Kush LUAN”/ Deputeti shqiptar nuk do të ftonte për një darkë Grida Dumën: “Kam konflikt interesi!”

05/12/2020 23:41

Në këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca i ftuar ishte një nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Halit Valteri.

Gjatë sfidës “Ndaje ose kovën” Valterit iu bë kjo pyetje: “Halit, nëse nuk do të kishe qenë i martuar me cilat nga politikanet shqiptare do të dilje për një “dating”, pasi të duket shumë simpatike dhe cilën do ta refuzoje, pasi nuk të pëlqen nga pamja e jashtme. Ndaj sot dy emra në “Shiko Kush LUAN” ose kovat…”

Haliti zgjodhi të përgjigjet e të thotë dy emrat e tij. Teksa po tregonte emrin e gruas me të cilën do të zgjidhte të dilte për një “dating” të gjithë nga salla në fakt sugjeruan emrin e Grida Dumës, por Valteri na habiti duke thënë se në fakt jo duke qenë se ka konflikt interesi.

Kështu zgjodhi emrin e Elisa Spiropalit pasi sipas tij është shumë simpatike, e nga ana tjetër gruan me të cilën nuk do të dilte për një “dating” nuk e shpjegoi se përse por tregoi vetëm se do të refuzonte zonjën Monika Kryemadhi.

Top Channel