Mbrëmja e sotme ka qenë mjaft fantastike dhe me të ftuar të veçantë në “Shiko Kush LUAN me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Një ndër të ftuarit e veçantë ka qenë Cekja i Bertait, aktori i mirënjohur i humorit, i cili ka rritur shumë breza me komeditë e tij.
Sonte përveç lojrave ka patur edhe momente mjaft emocionuese. Cekja është ftuar në mes të skenës nga autorja Luana Vjollca, ku ka improvizuar disa prej skeçeve më të dashura për publikun.

Mes tyre Luana ka kujtuar skeçin “Pushime në Romë”, i cili ka qenë skenar i artistit të mirënjohur që humbi jetën për shkak të Covidit pak ditë më parë Koço Devoles.

Një moment i shoqëruar me shumë duartrokitje nga publiku dhe të ftuarit, teksa Cekja po tregonte për skenarin e Koço Devoles, kapiteni i skuadrës blu Rezart Veleshnja është shprehur:

“Të gjithë artistët nuk kanë marrë pas atë që kanë dhënë, më tepër kanë marrë zhgënjime. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur për këta artistë është duartrokitja që del me vërte nga shpirti dhe jepet me shumë dashuri për ta”.

Një moment ky vërtet emocionues dhe për t’u duartrokitur.

Top Channel