Qendrat e votimit nuk do ndryshojnë/ KQZ kërkon sqarime: Përse u ndryshua adresa votuesve

05/12/2020 19:42

Ndryshimi i adresave te banimit nuk do te afektoje listat e zgjedhësve.  Drejtuesi i IT së gjendjes  së përgjithshme civile  siguroi anëtarët e rregullatorit se me 25  prill zgjedhësit  do të votojnë  aty ku e kanë pasur qendrën e tyre te votimit.

Arsyeja e  ndryshimit të vendbanimeve është  realizimi i një projekt të  emërtuar “popullimi”,  bashkëpunim  i Ministria e Brendshme   dhe  OSHE i cili ka pasur si mision saktësimin e adresave me kërkesë të qytetarëve, por anëtarët e rregullatorit sollën prova për të kundërtën”

Muharrem Cakaj anëtari i  KQZ, jep shembullin e familjarëve të nuses.

Lëvizja  e vendbanimeve  pak muaj para zgjedhjeve i dha zë akuzave politike për manipulim te procesit, ndërkohë debati  duket se po mban peng edhe shpërndarjen e mandateve, pasi anëtarët e rregullatorit po presin  sqarime nga  titullari i gjendjes se përgjithshme civile

Top Channel