Britanikët “ndërrojnë mendje”! Sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore 21/11 20:07
Një tërmet me magnitude 5.5 goditi të shtunën brigjet e provincës bregdetare mesdhetare të Antalias në Turqi, tha Observatori Kandilli.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 93.3 km, tha observatori pasi e korrigjoi magnitudën nga ajo fillestare prej 5.4.
Media turke tha se tërmeti u ndje në Antalia dhe provincat fqinje. Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima ose dëme materiale.
Top Channel