Përkeqësohet situata/ Turqia nis izolimin gjatë fundjavës

06/12/2020 01:26

Turqia ka nisur izolimin këtë fundjavë pasi rastet e reja me koronavirus dhe vdekjet, kanë mbërritur ditet e fundit, nivele rekord. Kjo është e dyta masa karantine për vendin pas asaj të aplikuar në muajin maj.

Shteti prej 83 milionë banorësh regjistroi te premten 32,700 infektime të reja, shifra më e lartë ditore kjo që prej fillimit të pandemisë. Numri i viktimave një ditë më parë ishte 193, duke e çuar totalin e jetëve të humbura nga koronavirusi në Turqi në më shumë se 14.500.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu pohoi se shumica e njerëzve po e respektojnë karantinën. Turqia është vendi i katërt në botë me numrin më të lartë të rasteve të reja, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit –të cilat kanë që të treja numër më të lartë popullsie sesa ajo.

Presidentin Rexhep Tajip Erdogan e paralajmëroi që në fillim të javës mbylljen e tha se të gjitha masat kundër koronavirusit po merren me kujdes, me qëllim që të minimizohet ndikimi në ekonomi.

Top Channel