Interi bëri detyrën në “San Siro” ndaj Bolognas, të cilën e mposhti me rezultatin 3-1, dhe ruan vendin e dytë në Serinë A me dy pikë më pak se Milani kryesues (23\21). Ai që shkëlqeu në këtë sfidë ishte Hakimi, i cili realizoi dygolësh, ndërsa nuk i mungoi listës së golashënuesve Romelu Lukaku. Për Bolognan, goli I Vignatos mori vetëm vlerë statistikore.

Golin e parë të takimit e shënoi sulmuesi belg i ziklatërve pas krosimit të Perisicit nga e majta. Doli bosh në tentativën e parë, por si gjithmonë, vrastar në zonë, nuk hezitoi ta shtynte topin në rrjetë në mundësinë e dytë që iu dha.

Në fundit e pjesës së parë Hakimi shfrytëzoi një pasim perfekt të Brozovicit nga thellësia, për të dyfishuar rezultatin, por ndeshja u rihap përkohësisht në minutën e 67-të nga Vignati, që u gjend në vendin dhe kohën e duhur për shifrat 2-1. Për të vrarë përfundimisht takimin mendoi Hakimi, i cili u fut nga e djathta drejt qendrës, duke mposhtur sërish portierin Skorupski.

Top Channel