Kriza Covid-19; Argjentina takson më të pasurit për të paguar masat e koronavirusit

05/12/2020 20:57
Mbylljet e koronavirusit kane shkaktuar protesta ne Argjentine

Argjentina ka kaluar ligjin e ri të taksimit të njerëzve më të pasur, për të paguar furnizimet mjekësore dhe masat lehtësuese mes pandemisë së koronavirusit në vijim.

Senati i vendit kaloi sot ligjin e veçantë të quajtur “taksa e milionerëve” për pagesën e vetme, që duhet të bëhet nga çdo person me asete më shumë se 200 milionë pesos ($2.5 milionë) ku përfshihen rreth 12,000 njerëz në vend.

Argjentina ka regjistruar deri tani 1.5 milionë infektime dhe rreth 40,000 vdekje nga koronavirusi.

Ajo është një nga vetëm pesë vende të botës që ka kaluar 1 milionë infektime nga sëmundja, nga popullata e saj prej 45 milionë.

Masat e izolimit ka dëmtuar rëndë ekonominë me rritje të papunësisë dhe niveleve të varfërisë, që kanë shtuar borxhin publik.

Një nga autorët e ligjit tha se masa përfshin vetem 0.8% të taksapaguesve.

Agjencia AFP raportonte se nga paratë e akumuluara, 20% do të përdoren për furnizime mjekësore, 20% për subvencione ndaj bizneseve të vogla e të mesme, 20% për bursa studentore, 15% për zhvillime sociale, dhe 25% të mbetura për sipermarrje të gazit natyror.

Qeveria e presidentit të qendrës së majtë Alberto Fernandez, shpreson të mbledhë 300 miliardë pesos.

Grupe opozitare kanë kundërshtuar ligjin pasi dekurajon investitorët e huaj, duke u trembur se taksa nuk do të jetë thjesht “një pagesë e vetme”.

Partia e qendrës së djathtë ‘Juntos por el Cambio’ e përshkruante taksën “masë konfiskuese”.

FOTO GALERI
1/3
Cdo argjentinas me asete më shumë se 200 milionë pesos ($2.5 milionë) do te beje pagesën e vetme

Top Channel