Luana Vjollca zbulon sa kohë duhet të presim për një deklaratë dashurie nga ajo!

05/12/2020 23:30

Mbrëmjen e sotme “Shiko Kush LUAN” ka qenë plot surpriza edhe për publikun, por edhe për të ftuarit e njohur. Dj Sardi u gjend para një feste beqarie në të cilën vajzat e trupës së baletit të Top Channel i kërcenin në krah e Sardi kishte për detyrë t’u përgjigjej pyetjeve të moderuara nga kapiteni i skuadrës së kuqe Flori.

Pas lojës së Sardit, autorja dhe moderatorja e programit Luana Vjollca vendoset në mes të skenës dhe bën deklaratën e papritur:

“Tani do të martohem unë!”, tha Luana teksa duke vazhduar: “I sjellim çunat?” duke i referuar balerinëve trupës së Top Channel.

Por këtë shaka e vazhdoi edhe orkestra e “Shiko Kush LUAN”, duke luajtur një muzikë emocionale, por Luana iu tha se nuk do martohej vërtet sonte dhe nuk do bënte një dedikim dashurie.

“Sonte jo njëherë, duhet të prisni gjatë për këtë moment”,- përfundoi Luana.

Top Channel