Policia e ndalon për thyerje të karantinës, arrestohet në kufirin greko-shqiptar greku me drogë në makinë

05/12/2020 22:01

Një shtetas grek u arrestua në Janinë, pasi është kapur duke transportuar me makinën e tij një sasi prej më shumë se 10 kg kanabis.

Oficerët grek raportojnë se arrestimi i tij është bërë pas hetimeve për të parandaluar trafiqet narkotike në kufirin greko-shqiptar.

Kundër tij u ngrit një çështje për posedim, import, transport dhe trafik të drogës si dhe për shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve covid-19.

Personi i arrestuar do të dërgohet në Prokurorin Publik të Janinës, ndërsa një hetim paraprak u krye nga Departamenti i Prokurorisë së Drogave të Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Janinës.

Top Channel