Shqiptarët ulën shpenzimet/ Blerje vetëm për ushqime, ilaçe dhe veshje

05/12/2020 19:39

“Kriza e shkaktuar nga pandemia ka prekur  edhe xhepat e shqiptarëve. Teksa e ardhmja duket e pasigurt qytetarët po priren të mos shpenzojnë, e po kursejnë gjithnjë e më shumë. Buxhetet e tyre familjare janë orientuar kryesisht te ushqimet.”

“Na ka prekur kriza. Tani po shpenzojmë vetëm për ushqime kryesish për fruta-perime. Për shpenzime të tjera nuk bëhet fjalë.”

“Kemi hequr dorë edhe nga blerja e rrobave dhe për gjëra të tjera se nuk dimë çfarë do ndodhë në të ardhmen. Madje s’dua ti paragjykoj por s’i kuptoj ata që blejnë rroba në këtë periudhë.”

“E kaluam dhe prej korrikut jemi shkundur.”

Situatën në terren e mbështesin edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë që flasin për një shtim të ndjeshëm të kursimeve që prej nisjes së pandemisë.

Deri në fund të tetorit raportojnë të dhënat, totali i depozitave arriti në 8.7 miliardë euro, nga 8.1 miliardë euro që ishte kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, një tregues ky që shqiptarët po kyçin paratë në banka si pasojë e pasigurive në rritje për shkak të koronavirusit.

Top Channel