Edhe 100 Rovena/ Njihuni me infermieren që la foshnjën 3 muajshe në shtëpi për të luftuar koronavirusin

05/12/2020 21:33

TIRANË- Rovena Rushiti është nga infermieret që përballet që nga fillimi i pandemisë me virusin covid-19.

Edhe pse kur pandemia mbërriti në vendin tonë ajo kishte vetëm 3 muaj që ishte bërë nënë, sërish zgjodhi që të ishte një nga ‘ushtarët’ e rreshtit të parë në ‘luftën’ me COVID-19.

Së fundmi ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka zbuluar historinë e infermieres duke i uruar edhe ditëlindjen.

“Foshnja e saj ishte vetëm 3 muajshe kur Rovena Rushiti, infermierja e palodhur e spitalit Infektiv, vendosi të shërbejë për pacientët me #covid19 dhe nuk është ndalur prej asaj dite, me përkushtim e vendosmëri të jashtëzakonshme, në misionin për të shpëtuar jetë.

Sot Rovena ka ditëlindjen dhe dua ta uroj përzemërsisht  me besimin se do të gjejë forcën për të përballuar edhe këto muaj të vështirë dhe shumë shpejt do të përqafojë e saj Edhe 100 Rovena”, shkruan Manastirliu.

 

 

Top Channel