08:58
Raporti i Qendrës Europiane: Si e kapën shqiptarët tregun e drogës ne Europë me çmime të ulëta dhe cilësi të lartë, ku shkojnë fitimet
Çmimet e kokainës na disa tregje të mëdha të Europës, si Britania, janë bërë më të lira për shkak se organizatat shqiptare të krimit kanë marrë në dorë transportin nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, teksa dominojnë vertikalisht tregun edhe një pjesë të madhe të pakicës, thotë raporti i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogërave (EMCDDA), “Një vlerësim i shtrirjes së organizatave kriminale shqipfolëse të përfshirë në furnizimin me drogë në BE: karakteristikat, roli dhe niveli i ndikimit” për vitin 2019.